<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kjo është fjala më e kërkuar e vitit 2023, por nuk është surprizë

 

“AI” ka pësuar një rritje të katërfishtë këtë vit, krahasuar me një vit më parë duke u renditur kështu fjala më e kërkuar e vitit 2023 nga fjalori “Collins”.

“AI” ka lënë pas termat “nepo baby” dhe “deinfluencing”, të cilat kanë qenë risi në motorin e kërkimit.

“Nepo baby” termi i përdorur për të përshkruar djemtë dhe vajzat e personazheve të famshëm, karriera e të cilëve supozohet se ka marrë hov falë prindërve të tyre të famshëm, ndërsa “deinfluencing” shpjegohet si “përdorimi i mediave sociale për të paralajmëruar ndjekësit të shmangin disa produkte komerciale, zgjedhje të stilit të jetesës, etj”.

Fjala më e kërkuar e vitit zgjidhet nga leksikografë që monitorojnë një sërë burimesh, përfshirë edhe mediat sociale.

Shqetësimet shëndetësore ishin të dukshme në vitin 2023, sipas botuesve, ndaj edhe “ultra-processed””, një term që i referohet ushqimit që “përgatitet duke përdorur metoda komplekse industriale nga përbërës të shumtë, shpesh duke përfshirë përbërës me pak ose aspak vlera ushqyese”, është renditur në vendet e para në fjalor, por jo më larg mbetet edhe “semaglutide”, ilaçi që njihet për efektin në heqjen e oreksit. Përdorimi i termit është trefishuar duke nisur që nga viti i kaluar.

Alex Beecroft, menaxher i “Collins”, tha se “nuk kishte dyshim” se “AI” kishte qenë “pika kryesore më e përfolur e vitit 2023″.

“Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit, në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shumë shpejt aq e përhapur dhe e ngulitur në jetën tonë sa çdo teknologji tjetër dikur futuriste, por tashmë e përditshme”. E përcaktuar si “modelimi i funksioneve mendore të njeriut nga programet kompjuterike”, “AI” u zgjodh, sepse “është përshpejtuar me një ritëm kaq të shpejtë dhe është bërë biseda dominuese e vitit 2023”,- shtoi botuesi.

admin admin

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

19 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

21 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

22 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

23 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

23 hours ago