Categories: KËSHILLA

Çfarë i ndodh trupit tonë në dimër!

 

Temperaturat e ftohta kanë tendencë që të na mbajnë brenda dhe të na bëjnë më të prekshëm nga viruset dhe infeksionet. Por përveç këtyre sëmundjeve të dimrit, moti i ftohtë mund të ndikojë në trupat tanë në shumë mënyra befasuese. Jo të gjitha janë të dëmshme për shëndetin tonë, por më mirë të jemi të kujdesshëm.

Dritare.net ka sjellë për ju disa gjëra që i ndodhin trupit tonë në dimër dhe që ne s’i dimë ose nuk i kuptojmë.

1. Gjuha punon më shumë se zakonisht. Ju i lëpini më shumë buzët, për shkak se thahen.

2. Nëse keni dhëmbë të ndjeshëm, mund të përjetoni dhimbje të mprehtë dhe shpuese kur jashtë është shumë ftohtë. Ajri i ftohtë mund të shkojë të nervat që janë thellë brenda dhëmbit dhe t’ju shkaktojë dhimbje. Stomatologët rekomandojnë të merrni frymë përmes hundës kur jeni jashtë dhe të mbështillni gojën me shall për ta mbajtur të ngrohtin brenda, informon dritare.net

3. Sheqeri në gjak mund të rritet, sepse kur është ftohtë, ne jemi më pak të motivuar për të dalë jashtë dhe për t’u ushtruar.

4. Ju mund të humbni peshë. Kur trupat tanë përshtaten me temperaturat e ftohta, ne prodhojmë nxehtësi dhe djegim energji shtesë. Edhe kur dridhemi, djegim më shumë kalori për të gjeneruar nxehtësi.

5. Mund t’ju krijohen më shumë rruga. Për shkak se ka rënie të lagështisë në ajër gjatë muajve të dimrit, lëkura fillon të thahet. Nuk mund të mbajë mjaftueshëm ujë dhe si rezultat, bëhet e thatë dhe priret për më shumë rrudha.

6. Përkeqësohet shikimi juaj. Shpesh harrojmë të mbajmë syze dielli që bllokojnë rrezet UV në stinën e dimrit, por dielli që reflekton nga bora mund të dëmtojë seriozisht sytë tanë. Mjekët rekomandojnë përdorimin e lotëve artificialë në dimër, kur jeni jashtë.

7. Ju mund të dehidroheni më lehtë, ngaqë harrojmë të pimë ujë. Për shkak se djersijmë më pak në mot të ftohtë, kemi tendencë të pimë më pak lëngje, duke menduar se jemi mjaftueshëm të hidratuar./K.C/dritare.net

admin admin

Recent Posts

Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve

  Harta e vitit 476 ,sikur që shihet aty në vendin ku edhe kam nënvizuar…

2 days ago

Tronditëse! Cilat marrëveshje i kishin nënshkruar me Serbinë e Pashiqit, Ahmet Zogu, Esad Pashë Toptani, Ceno beg Kryeziu? I

  Ky studim nuk po ribotohet me qëllim të demaskimit apo demonizmit të arritjes së…

3 days ago

Studimet e fundit gjenetike sugjerojnë se popullsia shqiptare është një nga popullsitë më të vjetra dhe më homogjene në Ballkan

  Këto gjetje bazohen në analizat e lashta të ADN-së, të cilat tregojnë se shqiptarët…

3 days ago

1971/ Viti kur u thyen tabutë në Kosovë

  Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në…

4 days ago

Akademiku Fehmi Agani në 1991/ Si ta kuptojmë shprehjen “Shqipëri e Madhe”

  Portali “Telegrafi” ka risjellë shkrimin e akademikut Fehmi Agani (1932-1999), të botuar në maj…

4 days ago

Historia e Papa Albani dhe amanetit të tij: Mbi varr më shkruani që jam shqiptar

  Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në…

4 days ago