Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Popujt të cilët turqit i sollën në Ballkan

 

Rreth vitit 1260 Hordhia Nogaja u nda nga Hordhia e Artë. Ajo mori emrin e një udhëheqësi që i takonte familjes së Xhingiskanit. Ata në fillim u popullzuan përgjatë bregdetit Kaspik, mes Terekut dhe Kumës. Një pjesë e nogajve e popullzuan Krimenë dhe aty qëndruan deri në shekullin e XVIII.

Atëherë rusët e filluan luftën me qëllim që tërësisht të zotërojnë me Detin e Zi. Pas luftërave të Krimesë (duke llogaritur këtu edhe luftën e vitit 1854, E. P.), një numër i madh i nogajve e lëshuan Rusinë.

Shkruan: Ezhen Pitar*

Kur në vitin 1453 turqit e morën Carigradin (aso kohe Stambolli quhej kështu Sh. V.), kjo nuk ishte hera e parë që ata kishin hyrë në vendet e Gadishullit Ballkanik. Galipola nën Orhanin, Edreneja nën Muratin I, tregojnë për etapat e jehonës së luftërave që përfunduan në shekullin e XV.

Por është e mundur, ndoshta, që nën emra të ndryshëm të grupeve individuale turke ata, edhe më herët kishin depërtuar në Gadishullin Ballkanik.

Kur Perandoria Turke arriti majën e fuqisë së vete, ajo posedonte territore të gjëra në Evropë, Azi dhe Afrikë. Nga kjo nënkuptohet që ky apo ai fis, iu nënshtruan sulltanit, dhe se brenda territorit perandorak mund të lëviznin nga një vend në tjetrin, aq më shumë që këtë ndonjëherë edhe e kërkonin qëllimet politike ose edhe detyrimet ekonomike dhe sociale.

Disa zona të mbretërisë, të cilat pjesërisht duhej të mbroheshin ose të shfrytëzoheshin, rajonet përgjatë kufijve të vendeve të pushtuara nga të cilat duhej të arsimoheshin kufijtë ushtarakë, ishin të populluara nga fiset e fesë së njëjtë, fise të besuara ndaj Perandorisë, të cilëve duke iu dhënë toka në ato vende, detyroheshin që t’i mbrojnë.

Për shkak të arsyeve të shumëfishta Gadishulli Ballkanik në disa zona fitoi kontingjente jo vetëm të turqve, por edhe të tatarëve e, veçanërisht, të çerkezëve, koloni të vogla arabe, të zezakëve etj. Mos të harrojmë që, kur e them fjalën “turk”, ne me këtë fjalë kuptojmë edhe vendasit e vjetër të Ballkanit, të turqizuar për shkaqe të ndryshme, si pomakët, “turqit” e Bosnjës dhe Hercegovinës, armenët e kurdizuar dhe kështu me radhë.

Tatarët në Gadishullin Ballkanik arsimuan një numër të madh të kolonive. Ata janë përfaqësuesit e një kombi që ishin shumë të fortë. Roli i luajtur i tatarëve mbeti i njohur në historinë Evropës dhe të Azisë. Sot në Evropë (shkrimi është shkruar mes dy Luftërave Botërore – Sh. V.) Rusia i ka kontingjentet më të forta tatare, veçanërisht në zonat të cilat ujiten nga Vollga dhe në ish Tauridin e vjetër.

Tatarët rreth viteve 1224 mes Uralit dhe Prutit, në zonën të cilën e popullzonin kumanët, themeluan një mbretëri e cila u zmadhua kah verilindja, në dëm të rusëve. Ajo mbretëri u quajt Hordhia e Artë, Hordhia e Madhe, Hordhia e Kapçakëve. Mirëpo ajo së shpejti u shpërbë.

Nga ajo në shekullin e XV u krijuan pesë kantone: Nogai, Krimi, Astrahanti, Kapçaku (në pjesën veriore të Astrahanit mes Uraleve dhe Volgës sq. E.P.) dhe Kazani, në pjesën veriore të kapçakëve.

Rreth vitit 1260 Hordhia Nogaja u nda nga Hordhia e Artë. Ajo mori emrin e një udhëheqësi që i takonte familjes së Xhingiskanit. Ata në fillim u popullzuan përgjatë bregdetit Kaspik, mes Terekut dhe Kumës. Një pjesë e nogajve e popullzuan Krimenë dhe aty qëndruan deri në shekullin e XVIII.

Atëherë rusët e filluan luftën me qëllim që tërësisht të zotërojnë me Detin e Zi. Pas luftërave të Krimesë (duke llogaritur këtu edhe luftën e vitit 1854, E. P.), një numër i madh i nogajve e lëshuan Rusinë. Ata u vendosën qoftë në Azinë e Vogël qoftë në Gadishullin Ballkanik ku veçanërisht i strehuan në Bullgari dhe Dobrun.

Sigurisht se tatarët në kuptimin e plotë nuk e përfaqësojnë grupin etnik. Nën këtë emër të përgjithshëm gjejmë fise të cilët për nga prejardhja antropologjike ndryshojnë. Tatarët janë një kompleks. Për këtë mund të vijmë në përfundim nga vetë baza e fakteve të historisë së tyre.

Nëse për një moment supozojmë që invadimi tatar pjesërisht ishte i përbërë nga kontingjentet veçanërisht të pastra etnike, atëherë është e sigurt se, duke arritur tek etapa e fundit e tyre, ajo gjendje e pastërtisë, për shkak të vetë luftërave, nuk mundi të qëndrojë. Gjatë tërë rrugës boshllëqet plotësoheshin prej fiseve të cilat depërtonin andej. Ato fise (“plotësuese”) ishin me përbërje të ndryshme etnike.

Prandaj studimet mbi tatarët ndeshen në një shumëllojshmëri të gjerë individuale. Në radhët e tatarëve gjithsesi se gjendeshin edhe mbeturinat mongole, njerëz këta që mbanin karakteret kryesore të këtij grupi. Por, një numër të madh të tatarëve e përbëjnë ata të cilët vetë janë tatarizuar. Përveç kësaj, prej ardhjes së tyre në Evropë, tatarët u përzien me popujt të cilët i pushtonin.

Thuhet se tatarët erdhën në fillim të shekullit XV, kur i thirri Princi i madh Vitold që të luftojnë kundër kalorësve teutonaz, që pastaj të martohen me lituaneze dhe femra të tjera në atë vend. Në vitin 1631 numri i tyre llogaritej në 100.000. Sigimundi III i nxiti që të emigrojnë. Pohohet se shumica e tyre u vendosën Gadishullin Ballkanik.

Emri çerkez është emërtim i fisit që nënkupton grupin e tërësishëm të popullit Kaukaz, në mesin e të cilëve ka edhe adigë, avkazë, kabarë dhe kështu me radhë. Këta që moti janë të njohur historikisht.

Në atdheun primitiv të çerkezëve, popullsia binte dhunshëm, ndërsa arsyeja qëndronte te pushtimi rus, që i detyroi në një emigrim më të trishtuar, që as kronikat nuk e kishin shënuar ndonjëherë. Në vitin 1864 dhe gjatë viteve më pas rreth 750.000 çerkezë, duke ikur nga rusët ose duke u ndjekur prej tyre, kërkuan strehim në Turqi.

Nga Çerkezistani iknin rrugëve tokësore dhe detare. Shumica e emigrantëve ikën përmes rrugës detare. Nga të gjitha skelet e Kaukazit u nisën të pikëlluar udhëtarët përmes detit. Ata që u nisën rrugës së Gadishullit Ballkanik u ndalën në Bullgari, në Varnë, në Xhustenxhe, (Konstanca e sotshme sq. E.P.) dhe, natyrisht, në Carigrad. Këtyre fiseve të mjera iu ngritën fshatra në Gadishullin Ballkanik dhe në Azinë e Vogël.

Thuhet se nja 50.000 nga mesi i tyre u shpërndanë nëpër Bullgari. Edhe Dobruja kishte pranuar disa kontingjente. Nga të gjitha persekutimet politike kjo ishte njëra prej më mizorëve. Prej nisjes nga Kaukazi e deri te arritja në Anadoll ose në Gadishullin Ballkanik, vdekja i shpopullonte dhunshëm këta emigrantë.

Thuhet se vetëm në Trabzon kanë vdekur 30.000 vetë. Ekzistojnë shumë varre të çerkezëve jashtë Kaukazit. Unë i kam parë disa në Dobrujë (thekson autori E.P.). Shumica e varreve kanë humbur nëpër fusha.

Vlen të theksohet një fakt i çuditshëm. Siç duket, çerkezët askund nuk i zunë rrënjët e vërteta. A thua me të vërtetë janë zhdukur për shkaqe të paaftësisë së përshtatjes? Akoma mund të gjenden aty-këtu nëpër hartat e Gadishullit emrat e vendeve të cilat na bëjnë të kujtojmë që aty kanë qenë çerkezët (për shembull Çerkeskyj në Perëndim të Kara Omerit në Dobrujë, E.P.).

Gjatë hulumtimeve të mia të shumta në antropologji, kam hasur tek disa arabë, të mbetur nga fiset që i kishte sjellë dikur sulltani, veçanërisht në Dobrujë, ku ekzistonte një fshat me emrin Arabkyj (fshat arab, Sh. V.).

Pa dyshim se ajo relativisht ta përkujtonte numrin e madh të pushtimeve. Cilët ishin ata arabë të sjellë në Gadishullin Ballkanik? Dhe, nga vinin? Mendoj se prejardhja e tyre gjeografike kurrë nuk dot mundet të verifikohet saktësisht, pasi që administrata e atëhershme turke nuk kujdesej aq shumë për informata të ngjashme.
Ka gjasa që ata të kishin ardhur nga vetë Arabia (Turqia në shek. e XVI kishte pushtuar Jemenin, E. P.), por është e pamundur të dihet nga cila krahinë. Hulumtimet antropologjike për arabët deri më tani kanë dhënë rezultate kontradiktore, sepse, shikuar nga pikëpamja antropologjike, ka arab e arab.
Siç që ndodhi me të gjithë popujt e pushtuar, etiketa e përbashkët politike më në fund i kishte përfshirë fiset, prejardhja e të cilave ndonjëherë ishte shumë e ndryshme.

Pushtuesit turk në Gadishullin Ballkanik sollën edhe disa zezakë. Por, zezakë gjithmonë kishte pasur në territorin turk, veçanërisht atëherë kur Islami depërtoi në Sudan. Ata kanë qenë robër ose punëtorë të lirë si eunukë nëpër haremet e principatave.

Ata i gjejmë edhe nëpër limanet e Detit të Zi, të punësuar në ngarkim-shkarkime të mallrave nëpër anije. Disa i kam parë edhe në Dobrujë dhe ata ishin bujq.

Në mesin e popujve aziatikë të vendosur nëpër vende të ndryshme të Gadishullit Ballkanik, duhet përmendur edhe romët apo evgjit, lazët, kurdët dhe armenët.

Për këta dy popuj të fundit mendoj se nuk kemi se çka të theksojmë diçka më shumë në këtë artikull, sepse të tillë kishte pasur në këtë Gadishull edhe para pushtimit të Carigradit, e cila edhe në mënyrë definitive e kishte siguruar hegjemonin turke në këto zona. Armenët, historia e të cilëve ishte mjaft e madhe, janë shumë të shpërndarë nëpër Gadishullin Ballkanik.

Pa dyshim se ata janë aty qysh moti, qysh në kohërat që nuk ka mundësi të përcaktohet. Si edhe në të gjitha vendet ku gjenden, qofshin pakicë apo shumicë, armenët i arsimonin bashkësitë e vogla gjuhësore dhe fetare.

Është e njohur se ata janë popull që, pranë grekëve dhe hebrenjve, gati çdo kund gjenden si ndërmjetësues pa të cilët nuk bëhet. Dhe, sikur përfaqësuesit e atyre dy popujve të tjerë, ata janë ekskluzivisht tregtarë, bankarë dhe këmbyes. Madje, edhe nëpër fshatrat më të skajuara shpesh mund të hasësh në ndonjë dyqanxhi armen.

Sa u përket romëve, nuk e dimë saktësisht se kur janë vendosur ata në Gadishullin Ballkanik. Në vitin 1386 dhe 1387 Dukët e Vllahisë, Vlladi II dhe Mirça I, e ripërtërinë dhuratën prej 40 shatorëve rome, që manastirit të Shën Antonit (ish guvernatori nga Krajova e Vllashkës sq. E.P.) ia kishte dhuruar daja i tyre Vlladisllavi, i cili kishte sunduar më 1370.

A thua kishte pasur migrime të mëhershme, që kishin ndodhur gjatë lëvizjeve luftarake të fiseve turke me rastin e invazionit të parë të tyre në Evropë? Ka mundësi, sepse në atë kohë hordhitë rome ishin të shpërndara në perëndim të Azisë së Vogël. Ato, me gjasë, atëherë kishin lëvizur kah Deti i Marmarasë, ku i përcillnin ushtritë turke.

Shumica e romëve të Gadishullit Ballkanik kishin mbetur si endacakë, çergatarë, çfarë edhe kanë qenë gjithmonë, që nga koha kur historia e kishte shënuar ekzistimin e tyre. Megjithatë, kishte edhe aso që në shumicë ose pakicë ishin vendosur nëpër periferitë e lagjeve të qyteteve, madje ata mësonin t’i kryejnë punët bujqësore nëpër fshatra. Besohet se, ndoshta, pak nga pak, duke shërbyer në detyrimet e obligueshme të shërbimeve ushtarake, romët do ta lënë çdo lloj të jetës nomade dhe pa dyshim në mënyrë definitive do të vendosen në një vend.

Nga Azia Qendrore erdhën edhe disa popuj, të cilët në jetën ekonomike të Gadishullit Ballkanik, por jo edhe në atë politikë, luajtën një rol të caktuar, i cili dallohej nga rajonet e tjera. Në mesin e tyre ishin kurdët dhe lazët. Marrë në përgjithësi, kurdët paraqesin një kompleks politik, fetar dhe social, si dhe etnik. Që të bindemi në saktësinë e këtij pohimi, mjafton të shikojmë në hulumtimet antropologjike të botuara nga autorë të ndryshëm, të cilët e kanë studiuar çështjen kurde.

Është shumë e saktë se, nën emrin e kurdëve dhe armenëve, gjejmë fise me prejardhje të njëjtë, por që gjatë kalimit të shekujve për shkak të ngjarjeve historike janë ndarë. Me këtë rast e paraqesim një pasazh, të marrë nga Shantrdi: “Sipas një mendimi që është mjaft i shpërndarë në mesin e armenëve, kurdët e Maleve Gorde janë armenë, të cilët për ta ruajtur pavarësinë e vetë, u detyruan ta pranojnë Islamin… edhe sot ende ka fise kurde që mbajnë emrat e krye parëve të satrapëve armenë…”.

Në Gadishullin Ballkanik kurdët janë vetëm kalimtarë. I kam takuar disa grupe në vende të ndryshme, por më së shumti nëpër limane dhe përgjatë hekurudhës Çernavodë – Konstancë.

Lazët, të vendosur në bregdetin juglindor të Detit të Zi dhe ata kaukazian, po ashtu prezantojnë një kompleks etnik. Në Lazistan ata janë barinj malesh dhe bujq nëpër rrafshe. Në Gadishullin Ballkanik, siç duket, gjenden më shumë lazë se sa kurdë. Shumë prej tyre kanë themeluar koloni të vogla, të cilat shfrytëzohen për eksploatimin e pyjeve, veçanërisht në Karpate.

Pra, popujt e ndryshëm, të cilët turqit i kishin sjellë në Gadishullin Ballkanik (duhet të shkruhet një libër i tërë për to, në qoftë se do të kërkoheshin detajet), kryesisht nuk kanë luajtur ndonjë rol politik në Evropë. Përveç armenëve, ata popuj ishin dhe janë myslimanë.

Të gjithë (përveç një numri të vogël zezakësh) kanë arritur nga Azia Perëndimore. Pikërisht për shkak dallimit fetar, ata popuj nuk përziheshin me banorët e hershëm të atyre vendeve. Çdoherë pas pësimit të turqve, një numër i madh i atyre njerëzve ktheheshin në Azi, veçanërisht tatarët, të cilët prezantojnë kontingjentin më të fortë të ish emigrantëve.

admin admin

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

11 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

12 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

12 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

13 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

13 hours ago