<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Plani i çmendur për të shpërthyer një bombë në Hënë

 

Në vitet 1950, Bashkimi Sovjetik dukej sikur po ecte përpara në garën hapësinore me Amerikën, por pikërisht në atë moment, shkencëtarët amerikanë hartuan një plan të çuditshëm për të frikësuar sovjetikët: goditjen e sipërfaqes së Hënës me bombë.

Projekti A119, ishte një propozim sekret për të shpërthyer një bombë hidrogjeni në Hënë. Bombat me hidrogjen ishin shumë më shkatërruese se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në vitin 1945. Leonard Reiffel, një nga fizikanët kryesorë bërthamorë të Amerikës, punoi për këtë plan me Enrico Fermi, krijuesin e reaktorit të parë bërthamor në botë, që njihet dhe si “arkitekti i bombës bërthamore”.

Qëllimi kryesor i Projektit A119 ishte kryesisht shfaqja e forcës ushtarake të Amerikës, por nga ana tjetër edhe do të ndihmonte shkencëtarët për shumë çështje, lidhur me sipërfaqen e Hënës. Bomba do të shpërthente në kufirin midis anës së shndritshme dhe anës së errët të Hënës, për të krijuar një shkëndije aq të madhe saqë kushdo, por veçanërisht në Kremlin, mund ta shihte me sy të lirë.

Opinioni popullor në Shtetet e Bashkuara, gjatë viteve ’50 mendonte se Bashkimi Sovjetik do ta fitonte Luftën e Ftohtë dhe se ishte shumë përpara me arsenalin bërthamor. Në vitin 1952, SHBA-ja shpërtheu bombën e parë me hidrogjen. Tre vjet më vonë, sovjetikët tronditën Uashingtonin duke shpërthyer të tyren. Në vitin 1957, avancuan akoma më tej, duke lëshuar Sputnik 1, satelitin e parë artificial në orbitë në mbarë botën. Nga këto ngjarje të njëpasnjëshme, SHBA-ja pati idenë e frikshme të shpërthimit të bombës në Hënë.

Megjithatë, i ashtuquajturi Plani A119, nuk u vu kurrë në zbatim, por sipas të gjitha gjasave mund të kishte funksionuar, pasi sipas ekspertëve ishte teknikisht i realizueshëm. Shumica e detajeve të projektit janë ende të mbuluara me mister, ndërsa të tjera detaje janë zhdukur.

admin admin

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

17 hours ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

17 hours ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

18 hours ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

18 hours ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

18 hours ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

19 hours ago