<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Nuk duhet të konsumojmë më vezë për mëngjes? Mjekët sugjerojnë t’i zëvendësojmë me këtë ushqim


Kur bëhet fjalë për vezët, shkencëtarët nuk bien dakord: Disa e “fajësojnë” këtë ushqim për rritjen e kolesterolit dhe rrezikimin e shëndetit kardiovaskular, ndërsa të tjerë pretendojnë se këto janë mite dhe se veza është në fakt një zgjedhje shumë e mirë dhe e shëndetshme, sidomos për vaktin e mëngjesit.

Megjithatë, një grup studiuesish tani pretendojnë se kanë gjetur një alternativë më të mirë dhe më të shëndetshme se veza për vaktin e parë të ditës.

Kështu ata sugjerojnë të zëvendësoni vezën tuaj të mëngjesit me një grusht arra , pasi, sipas tyre, një sasi prej vetëm 25-28 gramë arra mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe vdekjes nga këto shkaqe me 17%

Pavarësisht nëse pretendimet se vezët janë të dëmshme për të rritur kolesterolin dhe rrezikun kardiovaskular janë të vërteta, ka shumë prova shkencore që mbështesin se arrat ulin nivelet e kolesterolit, duke i bërë ato një alternativë të mirë dhe të sigurt për mëngjes.

Studiuesit arritën në këtë përfundim si pjesë e një rishikimi të madh shkencor që studioi se si ushqimet me bazë bimore mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2 dhe vdekjes së hershme kur ato zgjidhen mbi ushqimet me bazë shtazore.

Rezultatet nuk treguan asnjë përfitim të matshëm nga zëvendësimi i peshkut dhe ushqimeve të detit me opsione me bazë bimore, ndërkohë që nuk kishte prova që zëvendësimi i produkteve të qumështit mund të zvogëlonte rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, megjithëse zëvendësimi i tyre me arra u shoqërua me një reduktim shumë të vogël të rrezikut të sëmundjes së parakohshme.

Studiuesja Dr Sabrina Schlesinger nga Qendra Gjermane e Kërkimeve të Diabetit, komentoi gjetjet e hulumtimit: “Shumë njerëz e nisin ditën e tyre me një vezë për mëngjes, por rezultatet e kësaj analize tregojnë se mund të jetë më mirë ta zëvendësoni atë me ushqime me origjinë bimore. Ekzistojnë gjithashtu prova që njerëzit mund të përfitojnë nga zëvendësimi i mishit të shpendëve me ushqime me bazë bimore, ndërsa të dhënat për bulmetin mbeten të pamjaftueshme”.

Studiuesit nënvizojnë, duke arritur në përfundimin, se nuk rekomandojnë përjashtimin e plotë të vezëve nga dieta, thjesht zëvendësimin e pjesshëm të tyre me arrat.

 

admin admin

Recent Posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

2 days ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

2 days ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

2 days ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

3 days ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

3 days ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

3 days ago