<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Flokët ju yndyrosen shpejt? Çfarë mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga ky problem i pakëndshëm

 

Lëkura e kokës duhet të prodhojë një sasi të caktuar yndyre për të qëndruar e njomur dhe për t’i mbrojtur flokët duke formuar një shtresë të hollë. Megjithatë, një sasi e tepërt yndyre mund të çojë në mungesë vëllimi, por edhe në irritim.

Për fat të mirë, nëse zbuloni shkakun e yndyrosjes së tepërt të flokëve, mund ta vini nën kontroll.

Disa këshilla për gjumë më cilësor dhe më të mirë gjatë natës – Gazeta Exp…
I lani shpesh flokët

Një nga arsyet më të shpeshta pse flokët bëhen të yndyrshme, është sepse i lani më shpesh sesa duhet. Në skalpin tuaj, ka shumë baktere të mira që nxisin një nivel të shëndetshëm pH të lëkurës, ndërsa larja e shpeshtë mund të na bëjë ta prishim ekuilibrin e kësaj vlere pH. Më së miri do të ishte që gradualisht ta reduktoni numrin e larjeve të flokëve dhe të përdorni produkte që nuk e thajnë lëkurën e kokës.

Mbani modele flokësh të lidhura

Edhe pse shumë njerëz e përdorin bishtin si një mënyrë e mirë për të fshehur flokët e yndyrshëm, në fakt ky model flokësh bën që dhjami të grumbullohet nën rrënjët e flokëve. Kjo sepse këto lloj modeli flokësh kërkojnë shumë produkte stilimi. Prandaj, nuk duhet ta teproni me produktet për modelimin e flokëve.

Nuk i lani flokët me ujë të ftohtë

Larja e flokëve me ujë të ngrohtë ndihmon në hapjen e poreve, por gjithashtu ndihmon në largimin e papastërtive. Megjithatë, mund të jetë gjithashtu i dëmshëm për flokët, sepse lan sebumin dhe mund ta thajë skalpin e kokës, gjë që përfundimisht çon në zbokth dhe flokë të yndyrshëm. Në këtë rast, do të ishte mirë të përdorni ujë të ngrohtë gjatë aplikimit të shampos dhe balsamit dhe në fund t’i shpërlani flokët me ujë të ftohtë për t’u mbyllur poret.

Keni zgjedhur produktin e gabuar

Kur i lani flokët, është e rëndësishme të përdorni produkte që u përshtaten flokëve dhe skalpit tuaj. Produktet që janë shumë të forta mund t’i bëjnë flokët të sheshtë dhe të yndyrshëm. Nëse keni një tip flokësh normal, më mirë duhet t’i shmangni produktet e destinuara për flokë të thatë dhe të dëmtuar.

I prekni shpesh flokët

Kur i prekni flokët, ju transferoni baktere dhe në këtë mënyrë i inkurajoni ato të yndyrosen më shpejt. Gjithashtu, krehja e shpeshtë mund të bëjë që flokët të yndyrosen më shpejt. Prandaj, është mirë që t’i prekni sa më pak flokët dhe t’i krihni vetëm dy herë në ditë.

admin admin

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

11 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

11 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

12 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

18 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

18 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

18 hours ago