Sipas dietologëve marrja e tepërt e kalorive është shkaku kryesor i shtimit në peshë.
Ata thonë se edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm, nëse merrni më shumë kalori sesa digjni, do të shtoni në peshë.
Dhe kjo ndodh lehtësisht në ditët e sotme sepse njerëzit konsumojnë më tepër ushqime të përpunuara dhe me shumë kalori, se kurrë më parë.
Një tjetër faktor është edhe qëndrimi ulur për orë të gjata. Kjo gjë bën që të digjni më pak kalori dhe rrit rrezikun e obezitetit dhe të sëmundjeve shoqëruese.
AgroWeb.org ju fton të lexoni më poshtë për të mësuar më shumë se pse kaloritë e tepërta janë arsyeja kryesore e shtimit në peshë dhe se çfarë mund të bëni për këtë.
Mënyra për të zgjidhur këtë enigmë është duke shmangur ushqimet e përpunuara dhe duke krijuar një defiçit në kalori.
Këtë deficcit në kalori mund ta arrini duke reduktuar kaloritë që merrni përmes ushqimit dhe duke qenë sa më aktivë fizikisht.
Më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë? Por mund të bëhet. Dhe fillon duke kuptuar matematikën e thjeshtë të shtimit në peshë.
Studiuesit kanë llogaritur se në 1 kg yndyrë trupore ka rreth 3.500 kalori.
Pra, le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Supozojmë se keni reduktuar 500 kalori në ditë, për një javë. Kjo do të llogaritet si: 500 x 7 = 3.500 kalori të humbura. Pra ju do të humbisni 1 kilogram yndyrë në shtatë ditë.
Ekziston gjithashtu një mënyrë tjetër për të humbur kilogramët e padëshirua, që nuk kërkon të reduktoni shumë kalori në ditë. Ajo është: lëvizni sa më shumë.
Teorikisht, nëse digjni 200 kalori në ditë përmes aktivitetit fizik dhe reduktoni vetëm 300 kalori nga regjimi juaj ushqimor, në fund të javës do të përfundoni me një defiçit prej 3.500 kalorish. Pra një kile yndyrë e zhdukur.
Siç e shihni, për të arritur një deficcit në kalori, ose mund të reduktoni një sasi kalorish në ditë nga ushqimi ose t’i digjni përmes aktivitetit fizik ose të bëni një kombinim të të dyjave.
Dietologët këshillojnë të zëvendësoni ushqimet tuaj të preferuara të cilat përmbajnë shumë kalori, me një ushqim të shëndetshëm i cili ju shijon po njëlloj.
Për shembull në vend të akullores ju mund të konsumoni kos me fruta të freskëta, të cilin mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi. Për këtë mund t’ju vijnë në ndihmë edhe recetat e shumta të AgroWeb.org.
Dy këshillat më të lehta të dietologëve për humbjen e peshës janë: të pini më shumë ujë dhe të hani më pak ushqime të përpunuara.
Këto dy ndryshimeve në stilin e jetesës do të zvogëlojnë automatikisht kaloritë që merrni gjatë ditës.
Nëse jeni nga ata persona që konsumojnë çdo ditë pije të gazuara dhe të ëmbëlsuara me shumë sheqer, hani shumë ëmbëlsira, biskota, ushqime të kripura dhe ushqim të shpejtë, është koha të filloni me reduktimin e tyre./
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…