Nga Dr. Qazim Namani
Sava Petrovic Germija, ka lindur në afërsi të Prishtinës, afër Malit të sotëm të Gërmisë. Sava e kishte kryer shkollën e mesme serbe, në qytetin e Prishtinës. Pas kryerjes së shkollës së mesme në Prishtinë, ai i kishte vijuar, edhe dy vite të gjimnazit në qytetin e Shkupit dhe të Selanikut. Sava ishte shkolluar në frymën dhe edukatën serbo-ruse, në shkollën e mesme serbe, dhe në seminaret kishtar të kishës serbe. Shkollat serbe dhe seminaret kishtare serbe, që nga mesi i shekullit XIX, me lejen e P. Osmane, ishin hapur në trevat shqiptare veriore.
Këto shkolla kishin ndikuar që, Sava dhe familja e tij të serbizohen. Kisha Ortodokse Serbe, kishte ndikuar shumë te shqiptarët ortodoksë në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit, Kosovës së sotme, Maqedonisë, Malit të Zi dhe rrethinës së Shkodrës, që të serbizohen. Madje shqiptarët ortodoks edhe gjatë pagëzimit në kisha, të gjithë kishin marr emra sllav.
Nga frymëzimet e tij, dhe dashurinë për Serbinë, që e kishte mësuar në shkollë që nga vogëlia e tij, Sava në vitin 1905, kaloi në Mbretërinë e Serbisë dhe hyri në Regjimentin e Dytë të Këmbësorisë, në ushtrinë serbe, në qytetin e Nishit.
Pas një viti që qëndrojë në ushtrinë serbe, ai e regjistroi Akademinë Ushtarake në Beograd. Më pas ai shërbeu si rreshter në Regjimentin e Dymbëdhjetë të Këmbësorisë, në qytetin e Krushecit. Në vitin 1906 ai u bashkua me organizatën Çetnike Serbe, dhe atje në fillim të vitit 1907,është emëruar Shef i Shtabit të Lartë.
Më qenë se kishte origjinë shqiptare, dhe kishte lindur në Gërmi (Sofali) afër Prishtinës, Sava e njihte gjuhën shqipe, dhe rajonin e Malësisë së Prishtinës, në zonën kufitare të re, që ishte krijuar në mes të Serbisë dhe P. Osmane.
Gjatë Luftërave Ballkanike, Sava mori pjesë në luftimet, që u zhvilluan në Malësinë e Prishtinës, ku sipas njoftimeve të kohës, vetëm prej kufirit dhe deri në Prishtinë ishin vrarë 5000 shqiptar, dhe ishin djegur dhe plaçkitur të gjitha fshatrat shqiptare. Sava vazhdojë sulmet dhe vrasjet e shqiptarëve, në të gjitha zonat tjera të Kosovës, Maqedonisë së sotme e sidomos në komandën e tij, luftime të ashpra u zhvilluan në qytetin e Manastirit dhe në Elbasan.
Në Luftën e Parë Botërore, ai ishte emëruar komandant i Detashmentit të Xhandarmërisë Mbretërore Serbe, dhe duke shërbyer në riorganizimin e ushtrisë në vijën e pare, ai ishte avancuar, dhe e kishte marrë gradën kapiten, duke u emëruar edhe komandant i Regjimentit të 6-të mbinjerëzor të Këmbësorisë në ushtrinë serbe gjatë asaj kohe.
Sava Petrovici- Gërmija, duke luftuar në Malin Guçevo afër Loznicës, ai ra në betejë më 28 tetor 1914. Në kohën e vdekjes së tij ai kishte pasur gradën kapiten (kapiten) në ushtrinë serbe.
Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…
Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…
Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…
Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…
NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…
Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…