<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Nëse nuk rrini dot pa çamçakëz, duhet ta lexoni këtë artikull

 

Çamçakëzat janë përdorur që në kohërat e lashta. E dinit grekët e lashtë përdornin si të tillë rrëshirën e një peme mesdhetare? Me kalimin e viteve filloi prodhimi i çamçakëzave sintetikë dhe në masë për shitje. Para se të kalojmë te përfitimet, çfarë mendojnë dentistët?

Nëse çamçakëzi ka sheqer, dentistët thonë që dhëmbët tuaj rrezikojnë të dëmtohen. Megjithatë, nëse kanë sheqer, por nuk i përdorni shpesh, nuk ndodh asgjë, sidomos nëse keni higjienë orale të mirë. Nëse çamçakëzi ka acid citrik, mund të ulë grumbullimin e papastërtive në gojë dhe veshjen e dhëmbit, por nëse ka sheqer, nuk do të ketë më efektet pozitive.

Përtypja nxit gojën tuaj për të prodhuar më shumë pështymë. Kjo mbron mishrat dhe dhëmbët nga prishja, gërryerja sepse ajo vepron si një tampon për dhëmbët duke i mbrojtur. Më shumë pështymë mund të largojë bakteret dhe acidet që grumbullohen në dhëmbë.

Gjithashtu më shumë pështymë mund të ndihmojë në balancimin e acideve në ezofag, duke lehtësuar simptomat e refluksit së acidit të stomakut. Sëmundja e refluksit gastroezofageal ndodh kur acidi i stomakut rrjedh përsëri në tubin që lidh gojën dhe stomakun.

Çamçakëzi mund të ndihmojë edhe me gojën e thatë, të paktën për një kohë të shkurtër, por si me refluksin, nuk është kurë.

Përfitime të tjera shëndetësore të çamçakëzit përfshijnë:

– Djegia e kalorive: Mund të digjni 11 kalori në orë që përtypni çamçakëz. Me kalimin e kohës, këto shtohen.

– Përmirësimi i kujtesës: Përtypja e çamçakëzit rrit rrjedhjen e gjakut në tru, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës.

– Luftimi i përgjumjes: Nëse ndiheni të lodhur, përtypni pak çamçakëz për të qëndruar vigjilent.

– Eliminimi i të përzierave: Nëse ndiheni të sëmurë, prodhimi i pështymës nga çamçakëzi mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.

admin admin

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

9 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

10 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

10 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

11 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

11 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

11 hours ago