<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Njihuni me efektet negative të orizit

 

Orizi është një nga ushqimet më të konsumuara në mbarë botën.

Megjithatë, konsumimi i shpeshtë ose i tepërt i orizit të bardhë, mund të çojë në diabet. Në këtë përfundim doli një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit. Raporti, përfshin analiza të dy studimeve të kryera në katër vende, dy aziatike dhe dy perëndimore. “Një porcion me oriz të bardhë ka pothuajse të njëjtin efekt si ngrënia e sheqerit”, thonë studiuesit amerikanë.

Ata përmendën gjithashtu rritjen e niveleve të sheqerit në gjak si pasojën më të menjëhershme. Një efekt që shfaqet gjithmonë pas konsumimit të ushqimeve me indeks të lartë glicemik, ku përfshihet edhe buka e bardhë, patatet apo shumica e drithërave. Në analiza u krye edhe një krahasim me orizin kaf. Nga ky varietet i dytë, ekspertët arritën në përfundimin se ai shoqërohet me ndjeshmëri më të mirë ndaj insulinës dhe një rrezik të reduktuar të diabetit ndryshe nga varieteti i bardhë.

Indeksi i tij glicemik, nga ana tjetër, është më i ulët se ai i orizit të bardhë. Rezultatet treguan se një konsum mesatar prej pesë racionesh javore me oriz të bardhë mund të rrisë rrezikun e diabetit deri në 17%. Nga ana tjetër, reduktimi i pilafit në dy porcione në javë dhe zëvendësimi i orizit të bardhë me orizin kaf, do të reduktonte rrezikun e diabetit me 11%.

Ndërkaq, orizi basmat ju ndihmon të humbni peshë, prandaj është mirë ta përfshini atë në dietë. Tipike për kuzhinën aziatike, veçanërisht për kuzhinën indiane, orizi basmat është shpesh protagonist i recetave dhe pjatave të shëndetshme në vend të atij klasik të bardhë. Nga pikëpamja ushqyese është një ushqim i ngopshëm, me një indeks glicemik të moderuar dhe përmbajtje të ulët yndyre dhe një shije që të kujton lajthitë, i shkëlqyer për të shoqëruar çdo lloj ushqimi./

admin admin

Recent Posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

2 days ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

2 days ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

2 days ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

3 days ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

3 days ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

3 days ago