Shega, ky superfrut me fara të kuqe si rubini, është shumë i pasur në vlera që ushqejnë dhe mbrojnë organizmin nga koka tek këmbët. Kokrrat e kuqe të shegës konsiderohen edhe si çelësi i një lëkure të shëndetshme dhe plot shkëlqim rinor.
Shega e ushqen lëkurën në disa shtresa sepse është shumë e pasur me vitaminë C.
Vajrat esencialë të shegës promovojnë rigjenerimin e epidermës dhe riparimin e dëmtimeve nga radikalet e lira dhe dielli.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shega është shumë e pasur me antioksidantë të cilët ngadalësojnë plakjen duke nxitur prodhimin e kolagjenit.
Maska me shegë dhe mjaltë për një lëkurë rinore
Për përgatitjen e kësaj maske ju nevojiten:
1 lugë gjelle me masë kremoze nga kokrrat e shegës.
1 lugë gjelle me mjaltë.
Përgatitja:
Hidhni kokrra të rreth gjysmës së një shege mesatare në një mikser dhe përziejini deri sa të formoni një lugë nga kjo masë e kuqe.
Më pas shtoni mjaltin dhe përziejini sërish deri sa masa të jetë e njëjtrajtshme.
Vendoseni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta.
Më pas lajeni fytyrën me ujë.
Kjo maskë duhet bërë dy ose tre herë në javë.
Kombinimi magjik i mjaltit me shegën
Mjalti është një produkt shumë i mirë për lëkurën.
Ai e ushqen lëkurën në thellësi, e pastron atë nga aknet dhe bakteret dhe ngadalëson plakjen.
Sipas informacioneve tue AgroWeb.org, mjalti dhe shega janë të shumë të pasur me antioksidantë dhe ngadalësojnë plakjen.
Të dy produktet së bashku e hidratojnë, ushqejnë dhe zbusin lëkurën duke i dhënë asaj nur dhe shkëlqim rinor e të shëndetshëm.
Shega dhe mjalti janë ndër përbërësit kryesorë të kurave më të lashta të bukurisë të praktikuara nga mbretëresha e gra fisnike të të gjitha kohërave.
Vlera të tjera të mjaltit dhe shegës
Shega luan një rol thelbësor në sekretimin e enzimave në sistemin tretës.
Nëse përzieni 250 ml lëng shege me një lugë çaji me mjaltë dhe e pini atë rregullisht do të përmirësoni tretjen.
Nëse përzieni nga një lugë gjelle me lëng shege, lëng xhenxhefili dhe mjalti do të përfitoni një shurup të jashtëzakonshëm që lufton kollën dhe të ftohurën në mënyrë natyrale.
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…