Vendim drejtuar Valiut të Rumelisë dhe kadinjve të Vilçiterines:
Dizdari i kalas (së Vushtrrisë), Aliu, ka thënë se, stërgjyshi i tij, në fshatin Obranç e Poshtme, i cili varet nga nahija e Llapit, i ka pasur dy mullinj, kufijtë e të cilëve janë të njohur. Mirëpo, si rezultat i pushtimit të të pafeve (ushtrive austriake), ata janë shkatërruar dhe askush nuk është marr me rimëkëmbjen e tyre. Për 40 vite me radhë kanë mbetur në atë gjendje dhe thuajse patën humbur edhe gjurmët e tyre. Njëherësh, edhe është refuzuar (nga organet lokale) që të jepet leja e punës. Më pas, referuar të drejtës ligjore, është lëshuar leja dhe për 9 vite me radhë janë aktiv. Derisa, (një dite) kanë ardhur zonjat, Hatixheja nga Prishtina dhe Kaja nga Yrgypi, duke pretenduar se, “stërgjyshi juaj, mullinjtë ia ka pas shitur stërgjyshit tonë, qysh para 38 viteve. Kështu, e drejta ligjore e shfrytëzimit të mullinjve na takon neve” dhe në emër të ligjit, po ashtu me qëllim për të më penguar, çështjen e kanë quar deri tek valiu. Por që, pas dëgjimit të tyre, organi gjyqësor i valiut, i ka hedhur poshtë, pretendimet e tyre, duke lëshuar edhe një vendim (bujuruldu). Megjithate të përmendurat, nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre, duke kërkuar interpretim nga organi i shejhul-islamit ne Stamboll. Me këtë rast është lëshuar edhe një fetfa nga shejhul-islami, ku konstatohet se, kërkesa e të përmendurave nuk ka mbështetje. Ky vendim i shkruar i divanit duhet të aplikohet, pa bërë asnjë ndryshim, Mars 1736
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…