Skeleti i përkiste një burri që vdiq mes viteve 1450 dhe 1620
Një protezë 500-vjeçare e dorës u gjet në Gjermaninë Jugore gjatë gërmimeve në periudhën e verës. Një skelet mesjetar me protezë hekuri u gjend në qytetin bavarez të Freising pranë Mynihut.
Arkeologët përdorën datim karboni për të treguar që skeleti i përkiste një burri midis moshës 30 dhe 50 vjeç, i cili u nda nga jeta diku midis viteve 1450 dhe 1620.
Arkeologia Amira Adaileh e konsideron gjetjen tepër të rëndësishme, duke thënë se vetëm rreth 50 proteza krahu apo duarsh nga kjo periudhë kohore janë gjetur deri më tani në Evropën Qendrore.
Proteza ishte vendosur për një dorë të majtë që i mungonte një pjesë e gishtit, arsyeja ishte një amputim i mundshëm. Identiteti i burrit, i cili është varrosur në një varr masiv, dhe se si humbi dorën nuk është i qartë. Shumë njerëz gjatë atyre periudhave humbën gjymtyrët në luftëra dhe konflikte të ndryshme të vazhdueshme.
Klan News
Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…