<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit tuaj

Qëndrimi i trupit ndikohet negativisht nga aktiviteti që bëni çdo ditë.

Fatkeqësisht në ditët e sotme shumica e njerëzve qëndrojnë ulur duke punuar në kompjuter për një kohë të gjatë.


Jo vetëm kaq, por njerëzit tani qëndrojnë vazhdimisht të përkulur duke lundruar në telefonat celularë. Periudhat e gjata të qëndrimit në pozicione jo të përshtatshme mund të shkaktojnë dhimbje në qafë, shpatull dhe në pjesën e poshtme të shpinës.

Kjo sepse shpatullat fillojnë të rrumbullakosen në mënyrë të panatyrshme përpara dhe këmbët e ijet shtrëngohen.

Çelësi i qëndrimit të mirë është të jeni të vetëdijshëm për mënyrën se si uleni dhe si qëndroni në këmbë. Gjithashtu duke ruajtur dhe përmirësuar fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë në shpinë.

Ju duhet të forconi muskujt në pjesën e sipërme të shpinës dhe pjesëve të pasme, sepse bëhen të ngurtë dhe të dobët për shkak të qëndrimit në pozicion të përkulur e me kokën përpara.

Ushtrimet me rul

Kryerja e zgjatimeve të shtyllës kurrizore me një rul është një mënyrë e shkëlqyer për të rifituar lëvizshmërinë në shpinë.

Filloni duke e vendosur rulin në tokë, shtrihuni mbi të me shpinë dhe me krahët që mbështesin qafën.
Duke i mbajtur ijet poshtë në tokë, përkulni pjesën e sipërme të shpinës drejt tokës duke masazhuar kështu shpinën tuaj. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë.

Ushtrime me llastiqet e rezistencës

Merrni një shirit me rezistencë të lehtë ose mesatare dhe hapeni me të dyja duart sa gjerësia e shpatullave. Duke i mbajtur duart plotësisht drejt, filloni të tërhiqni lastikun derisa krahët të shtrihen plotësisht. Mbani krahët hapur për 1-2 sekonda përpara se të ktheheni në pozicionin e fillimit.

Bëni 3 raunde me 15-20 përsëritje.

Ushtrime me shtangë

Merrni një palë shtanga dore dhe pozicionohuni duke i shtyrë ijet prapa dhe duke përkulur bustin përpara të paktën 45 gradë. Mbani shpinën drejt dhe gjunjët pak të përkulur

Me shtangat e varura poshtë drejt tokës dhe me një përkulje të lehtë në bërryla, ngrini krahët në mënyrë që shtangat të vijnë paralelisht me bustin tuaj. Mundohuni të shtrydhni pjesën e pasme të shpatullave ndërsa e bëni këtë duke e mbajtur për disa sekonda. Bëni 3 sete me 15 përsëritje

InForCulture

Recent Posts

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

47 minutes ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

58 minutes ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

18 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

20 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

20 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

20 hours ago