<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Përmirësoni trurin edhe pa pirë kafe

Me ngarkesat e ditës është tepër e zakonshme të ndjejmë rënie të përqendrimit në punë. Kërkimet tregojnë se kur nuk jemi të përqendruar, truri ynë ‘fiket’. Megjithatë, duke bërë ndryshime të vogla në dietën tuaj dhe mënyrën e jetesës, mund të përmirësoni edhe shëndetin e mendjes në vetëm një javë

Dietologia Amy Morris ofron shtatë hapa të thjeshtë që ju mund të ndiqni për të përmirësuar performancën e përditshme:

HANI MËNGJES ÇDO DITË

Ushqimi në mëngjes mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës afatshkurtër, si dhe ruajtjen e vëmendjes. Nga ana tjetër, ata të cilët i shmangen mëngjesit, priren të pinë më shumë duhan, më shumë alkool dhe të bëjnë më pak ushtrime  fizike.

PINI ÇAJ JESHIL MATCHA NË VEND TË KAFES

Çaji jeshil Matcha ju ofron dozën e kafeinës, e cila ju ndihmon të merrni energji dhe për të përmirësuar përqendrimin. Por, në ndryshim nga kafja e mëngjesit, Matcha do t’ju japi dhe një dozë të mirë antioksidantësh, të cilët mbrojnë nga dëmtimet qelizat e trupit dhe ADN-në.

HANI MË SHUMË FRUTA TË THATA

Arrat dhe farat janë një burim i mirë i vitaminës E. Një studim në vitin 2012 ka treguar se arrat në veçanti mund t’ju ndihmojnë në ndryshimin e disa formave të përkeqësimit të trurit. Farat apo një dorë me arra, kikirikë dhe bajamet, duke i grirë pak në blenderin tuaj mund të shërbejnë si drithërat tuaj të mëngjesit ose qullë. Përveç kësaj, arrat e pakripura krijojnë një meze të lehtë mëngjesi.

PINI MË SHUMË UJË

Mungesa e ujit në trup do të thotë mungesë uji në tru. Kjo mangësi mund të çojë në përqendrim të dobët, humbje të fokusimit, dhimbje koke, depresion dhe harresë. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit rekomandon që meshkujt të pinë 2.5 litra ujë në ditë, ndërsa femrat vetëm 2 litra.

KONSUMONI MË TEPËR VAJ PESHKU

Disa studime kanë treguar se duke plotësuar dietën tuaj me vaj peshku Omega-3 ju rrisni përqendrimin për shkak të aftësisë që ajo ka për të ndihmuar në rritjen e fluksit të gjakut gjatë aktivitetit mendor. Një studim i vitit 2011 ka gjetur se acidet yndyrore Omega-3 që gjenden në peshk, salmon dhe prodhimet e detit, mund të rrisin funksionin e memories me 15 për qind.

MEDITONI PËR TË ÇLIRUAR STRESIN

Një studim i bërë së fundmi ka treguar se njerëzit, të cilët meditojnë në mënyrë intensive kanë një vëmendje më të lartë dhe janë më të fokusuar se të tjerët. Një kërkim i bërë në Universitetin e Karolinës së Jugut tregon se të meditosh për së paku 20 minuta në ditë, mbi 4 ditë të javës, mund të jetë mëse e mjaftueshme për të përmirësuar aftësitë konjitive.

BËNI NJË GJUMË TË REHATSHËM

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit me gjumë të çrregullt kanë një nivel inteligjence më të ulët si dhe një përqëndrim të pakët. Gjumi shërben për të mbushur me energji qelizat e trupit. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se duhet të jesh vetem 7-8 orë çdo natë. Njerëzit që flejnë më pak vuajnë nga problemet e gjendjes emocionale dhe kanë mungesë përqendrimi.

postbck postbck

Recent Posts

Këto ushqime ju ndihmojnë për të mos u ndierë të lodhur

      Një ditë e rëndë në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak…

2 days ago

A keni probleme me tretjen? Ky ushqim mund t’ju ndihmojë

  Udhëzime të reja për lehtësimin e kapsllëkut nxjerrin në pah disa ushqime, ndër të…

2 days ago

“Indiana Jonesi i vërtetë” që gjeti një qytet të lashtë e të humbur të inkasve

Në vitin 1911, një profesor amerikan pretendoi se thellë në Andet peruane kishte zbuluar fortesën…

2 days ago

Jeta dhe vepra e Murat bej Toptanit

Nga: Eugen Shehu Familjet e mëdha shqiptare kanë mundur të përcjellin nëpër dhimbje pa fund…

2 days ago

Këto ilaçe mund ta bëjnë vapën shumë më të rrezikshme

    Disa nga ilaçet më të përdorura, përfshirë ato për depresionin, ADHD-në, tensionin e…

3 days ago

Çfarë është lupusi?

    Lupusi është një sëmundje kronike (afatgjatë) që mund të shkaktojë inflamacion dhe dhimbje…

3 days ago