Kur shpërqëndroheni gjatë punës, e humbisni fokusin kryesor. Një studim i kryer në Universitetin e California-s, arriti në përfundim se punonjësit që shpërqëndroheshin nga telefonata apo email-e, donin të paktën 23 minuta për t’ju rikthyer detyrave të tyre dhe kjo shoqërohej me stres dhe frustrim.
Të gjithëve mund të na ndodhë, por nëse në mënyrë konstante ndiheni jo produktivë në punë, e kanë fajin zakonet tuaja të gabuara.
Mjafton ta hapësh Instagramin për 1 sekondë dhe do të mbetesh atje për 5, 10, 15 minuta. Kohë e humbur kot!
Në një çast je duke u marrë me një punë, momentin tjetër e gjen veten duke kërkuar për rezervimin e lokalit për në mbrëmje, apo duke porositur online këpucët e reja. Kështu ti harron çfarë kishe për të bërë dhe si rrjedhojë produktiviteti bie. E mira është që gjatë kohës së punës merruni me detyrat që i përkasin punës dhe pasi t’i keni deleguar, shpenzojeni kohën që mbetet si të doni. Mos harxhoni energji në gjëra që s’do t’ju vlejnë.
Kjo rrëmujë nënkupton shpërndarje të vëmendjes në shumë gjëra njëherësh. Organizohuni dhe merruni me prioritetet. Vetëm kështu do të jeni 100% të fokusuar në çfarë po bëni.
Që do të thotë se shpenzon kohën dhe energjinë tënde në gjëra që ndoshta s’të takojnë. Mos kërkoni menjëherë për zgjidhje. Fillimisht pyesni veten nëse është pjesë e rolit tuaj dhe pastaj studioni mundësitë e tjera.
Kur s’pranon kritika dhe këmbëngul tek teoria jote përveçse s’do të mësosh versionin e saktë, do t’i heqësh vetesh shumë energji që mund t’i përdorje për të qenë produktivë në detyrat e tua.
Shumë takime vetëm sa të shpërndajnë, duke i bërë më shumë dëm punës së përditshme. Përpiquni të zgjidhni forma të tjera komunikimi.
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…
A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…
Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…