<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Pikat e bardha rreth syve/ Çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale

Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë.

Këto shenja të vogla rrethore nuk janë të rastësishme e as shenja të përjetëshme nga lindja, por simptoma të një sëmundje lëkure.

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për një sëmundje të quajtur Milia dhe vuani nga ky problem të gjithë përgjigjet do t’i gjeni në këtë artikull.

Çfarë është Milia

Milia është një sëmundje e njohur e lëkurës me simptoma shumë të dukshme dhe specifike.

Mund të prekë çdo moshë duke filluar që nga bebet deri tek të moshuarit dhe shfaqet kryesisht në fytyrë.

Milia quhen topthat e vegjël që dalin në fytyrë zakonisht rreth zonës së syve.

Ato shfaqen në formën e cisteve dhe mund të qëndrojnë në lëkurë për muaj të tërë apo edhe vite.

Janë shumë të vogla rreth 1-2 mm, por mund të shtohen në sasi të mëdha dhe të shndërrohen në një problem për lëkurën tuaj.

Çfarë e shkakton

Pikat e vogla të bardha në lëkurë me shumë siguri po j’ua shkakton keratina e tepërt që ngec nën poret tuaja.

Keratina është një proteinë e fortë që gjendet zakonisht me shumicë në lëkurë, flokë apo thonj.

Shfaqen zakonisht në zonat ku lëkura është më e hollë, pra rreth syve apo edhe në faqe megjithëse në disa raste edhe në zona të tjera të fytyrës.

Si t’a trajtoni në shtëpi

Në shumicën e rasteve këto pika të bardha do të zhduken vetë me kalimin e kohës ose brenda disa muajve.

Nëse vuani nga këto simptoma nuk rekomandohet asnjëherë ngacmimi me duar i tyre.

Milia nuk është e ngjashme me pikat e zeza të fytyrës, ndaj presioni që mund të ushtroni me duar do të ishte i dëmshëm për lëkurën.

Disa mënyra se si mund t’i parandaloni dhe qetësoni gradualisht këto pika.

Pastrimi

Pastroni me kujdes zonën e prekur nga milia duke përdorur gjithnjë sapun për fytyra delikate.

Gjithashtu masazhojeni fytyrën një herë në javë duke përdorur pak vaj ulliri dhe sheqer apo kripë pasi të keni dalë nga dushi.

Mbrojtja

Sigurohuni që të mbroheni sa më shumë nga rrezet e diellit, sidomos në zonën e syve.

Këtë mund t’a bëni duke përdorur syze apo krem mbrojtës në mënyrë që të parandaloni shtimin e tyre.

Përdorni kremra që përmbajnë shumë vitamin A, gjithashtu konsumoni ushqime të pasura me të.

Bëni pjesë të dietës tuaj të përditëshme shumë karrota, spinaq apo brokoli si burime të mira të kësaj vitamin.

Konsultohuni me mjekun

Megjithëse mund të jeni të tunduar nga dëshira për t’i ngacmuar këto pika të bardha me duar në shtëpi kjo nuk këshillohet.

Ngacmimi i tyre me duar mund t’ju shkaktojë shenja të përherëshme dhe infeksion të lëkurës.

Nëse fytyra juaj po i prodhon ato në sasi të mëdha dhe ju bezdisin, gjithnjë konsultohuni me një mjek dermatolog.

Kjo sëmundje kërkon në çdo rast trajtim të specializuar.

InForCulture

Recent Posts

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

20 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

20 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

22 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

22 hours ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

22 hours ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

22 hours ago