<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

1955 / Historia e Bazës Sovjetike të Vlorës?! VIDEO

Për shkak të rendit alfabetik, më 14 maj të vitit 1955, Kryeministri Mehmet Shehu do të ulej i pari në tavolinën ku po nënshkruhej dokumenti i përfshirjes së shteteve të Lindjes Komuniste në Paktin politiko-ushtarak të Varshavës.

Ishte një nënshkrim që e fuste Shqipërinë e vogël në gjirin e madh mbrojtës të Bashkimit Sovjetik – njërës prej dy fuqive më të mëdha ushtarake të Botës.

Pa bërë asnjë llogari për të ardhmen, marrëveshja do të konsiderohej si një tjetër fitore e madhe e komunistëve shqiptarë.

Ndërkohë në portet shqiptare ishin shfaqur anijet e para ushtarake sovjetike.

Të mbërritur në gjirin e Vlorës, përballë vargmalit të Karaburunit, që nxinte si një fortesë natyrore, gjeneralët e drejtuesit e tjerë të lartë sovjetikë, kishin nisur të mbeteshin pa mend.

Në imagjinatën e tyre kishte nisur të ndërtohej virtualisht një bazë ushtarako-detare e jashtëzakonshme.

Në gusht të vitit 1956, i krekosur në bordin e Kryqëzorit “Kutuzov”, i pari që do të linte mendjen në gjirin e Vlorës do të ishte Vladimir Kasatonov, Admirali i Flotës Sovjetike të Detit të Zi.

Por vulën gjithçkaje do ja vinte vizita, në tetor të vitit 1957, e Ministrit të Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik, Mareshallit Georg Zhukov.

Heroi i Luftës së Dytë Botërore, do i shkruante Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, se ndërtimi i një baze nëndetësesh në Gjirin e Vlorës, me qëllim veprimet në Detin Mesdhe, do të ishte një përfitim i rëndësishëm për të gjithë kampin socialist.

Këtu zuri fill projekti që çoi në ndërtimin real të Bazës së Vlorës, një objekt ushtarak që do ti bënte komunistët shqiptarë të ndiheshin më të sigurt dhe më të mbrojtur në rrugën e tyre të pushtetit.

Ndiqni emisionin e plotë!

InForCulture

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

12 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

12 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

12 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

17 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

18 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

18 hours ago