<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Historia e luftës norvegjeze!

Eivind Sæther ka shkruar historinë e luftës që autoritetet norvegjeze u përpoqën të fshehin!

Lëvizja e rezistencës norvegjeze likuidoi mbi 80 njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e viktimave ishin; kryepolicë, pastrues, inxhinierë, fermerë dhe burokratë.

Në dekadat që pasuan, autoritetet norvegjeze bënë gjithëçka që mundën për të parandaluar që këto histori të bëheshin publike.

Gazetari E.Sæther shkruan për këtë në librin e tij të ri “Të likuiduarit”(De likviderte).

Kjo histori nuk u bë pjesë e historisë sonë të luftës, ajo u mbajt qëllimisht e fshehur!

Përpak sa nuk u shlye në arkivat e mbyllura, sepse u konsiderua tabu temë për të folur.Se forcat speciale norvegjeze dhe luftëtarët e rezistencës vranë norvegjezë të tjerë, i qëlluan në rrugë të hapur gjatë rrugës për në punë, në shtëpi në dhomat e ndenjes dhe dhomat e gjumit ose në tramvaj, nuk ishte diçka me të cilën duhet të merrej populli norvegjez, thotë autori Sæther në një deklaratë për shtyp nga botuesi Bonnier Norsk Publishers.

Në vitet 1990, ish-ministri i mbrojtjes Jens Chr. Hauge dhe një ish-shefi i mbrojtjes thuhet se kanë diskutuar për mundësitë e shkatërrimit të këtyre arkivave të (likuidimeve norvegjeze), thuhet në njoftimin për shtyp.

Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi, sepse ajo që është atje, tregon një pjesë pothuajse të pabesueshme të historisë sonë. Këto dosje janë përplotë fate dramatike, veprime ç’njerëzore dhe heroizëm. Ka histori dashurie, vëllezër që qëndrojnë kundër vëllezërve dhe të rinj norvegjezë që duhet të bëjnë këto likuidime pothuajse të pamundura. Pikërisht për shkak se kjo ishte shumë e vështirë, autori i librit mendon se është edhe më e rëndësishme për ne, norvegjezët që të flasim se pse doli ashtu siç doli!

Ata që u vranë ishin të rinjë, të moshuar, burra e gra, ndërsa ata që vranë ishin kryesisht të rinj. Autori tregon historinë e disa prej këtyre burrave.

  • Ajo që u detyruan të bënin njihej në rrethet e rezistencës si “puna më e vështirë për dorasit”

Vrasja e dikujt që ju ngjan, që flet gjuhën tuaj dhe është me rroba civile dhe për më tepër, të pavetëdijshëm se çfarë do t’u ndodhë, la gjurmë në jetën e atyre që kryen likuidimet. Ajo që ata kishin përjetuar u fut në ëndrrat e atyre, dhe në marrëdhëniet e tyre me njerëzit më të afërt. Disa iu drejtuan alkoolit dhe drogës, disa i muarën jetën vetes, një pakicë mundën t’i riktheheshin jetës familjare…)

Historinë e luftës nuk e kemi shkruar!

Sæther ka hulumtuar burime norvegjeze dhe britanike, si dhe ka udhëtuar nëpër vend për të takuar fëmijë dhe të afërm, si ata që vranë ashtu edhe ata që u vranë.

Është përpjekur të shkruaj një libër që nxjerr në pah dramën në këto histori, psikologjinë dhe përzgjedhjen që këta njerëz kanë bërë!

Ka historianë që kanë bërë kërkime të shkëlqyera në këtë zonë, por ai mendon se këto janë histori që të gjithë në Norvegji duhet t’i dinë. Ne duhet t’u mësojmë nxënësve në shkollë për Henrik Hop, Andreas Aubert dhe Johan Edvard Tallaksen.

Për shumicën, këta janë emra të panjohur, por në sytë e mi, ata janë heronj lufte me histori që tejkalojnë shumicën e filmave të Hollivudit. Ata meritojnë një vend në ndërgjegjen tonë kolektive, thotë Sæther dhe vazhdon:

  • Por mbi të gjitha, shpresoj se ky libër mund të na bëjë të flasim për historinë e luftës që nuk e kemi shkruar. Diçka që na fshihej, na thotë se lufta nuk është kurrë bardh e zi. Pikërisht në zonat gri qëndrojnë historitë më magjepsëse dhe ndoshta më të rëndësishmet.

Dt:04.11.2023

H.Rafuna

InForCulture

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

17 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

20 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

20 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

21 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

21 hours ago