Ne të gjithëve na pëlqejnë frutat e lëngshme por nganjëherë lëkura e tyre e jashtme ka shtresa të papëlqyeshme materialesh që të prishin oreksin.
Në këtë mënyrë dhe pushi në lëkurën e disa pjeshkave mund të bëjë të largohen preferuesit e saj pasi as nuk e dinë çfarë është.
Por misteri tashmë mund të lihet i qetë pasi studiuesit kanë gjetur kohën të merren dhe me këtë, duke dhënë një përgjigje.
Ata thonë se pushi në lëkurën e pjeshkave është tipar i evolucionit të tyre që ka një qëllim të caktuar.
Frutat krijojnë sipërfaqen e tyre leshtore për të mbajtur larg insektet që duan të hyjnë në trupin e tyre dhe të lëshojnë vezë aty.
Ky mekanizëm inteligjent mbrojtjeje nuk lejon që insektet e vogla të mos ulen në sipërfaqen e frytit, duke krijuar një barrierë mes tij dhe këmbëve të insektit.
Por fijet mikroskopike të filamenteve mund të mos jenë vetëm largues të insekteve por dhe të njerëzve, te të cilët ato mund të shkaktojnë alergji.
Të gjithë ata që kanë intolerancë ndaj komponentit rPru p 3, mund të kenë reagime anafilaktike nga lëkura leshtore e pjeshkës.
Përveç mbrojtes së frytit, kjo veshje e mbron atë deh nga kalbja duke ndaluar mikroorganizmat të depërtojnë në të.
Pjeshkët kanë zhvilluar këto mekanizma vetëmbrojtjeje për të mbajtur larg lagështirën, e cila sjell më shumë gjasa të vendosjes së sporeve të mikrobeve.
Or megjithë këtë mbrojtje fryti i pjeshkës jeton shumë më pak se të tjera para se të kalbet.
Pjeshka mund të ngjajë me fruta si molla, mango apo portokalli, por studiuesit thonë se i përket familjes së bimëve drupe, që kanë mish të butë nga jashtë dhe bërthamë të fortë që mban farën.
Në bimët e familjes drupe janë gjithashtu arrat, bajamet, qershitë dhe avokadot.
Ato janë degë e fmailjes Rosaceae, ku hyjnë dhe luleshtrydhet dhe trëndafili./kb
Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…
Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…
Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…