<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Çfarë i ndodh fytyrës nëse nuk e lani?

Larja e fytyrës është hapi i parë në një rutinë të mirë të kujdesit të lëkurës, pasi largon papastërtitë, vajin dhe ndotësit mjedisorë, që grumbullohen në fytyrë gjatë ditës.

Pse është e rëndësishme të lani fytyrën?

Ju nuk kaloni asnjë ditë pa larë duart, apo jo? Njësoj duhet të jetë edhe me fytyrën!

Pra, nuk duhet të kaloni asnjë ditë pa e larë atë. Në fund të fundit, ajo është e ekspozuar mjaftueshëm ndaj çdo ambienti dhe faktori të jashtëm.

Grimi, smogu apo djersa janë kërcënim direkt për lëkurën dhe nëse ju i lini këto të grumbullohen, kjo shkakton pore të zmadhuara, çarje apo lëkurë e acaruar.

Sa shpesh duhet ta lani fytyrën?

Për shumicën e njerëzve, dy herë në ditë është ideale, një herë në mëngjes dhe një herë para gjumit”. Nëse e teproni me pastrimin, lëkura do të fillojë të thahet dhe të irritohet.

Pavarësisht nga lloji i lëkurës, dermatologët nuk rekomandojnë larje më shumë se dy herë gjatë 24 orëve. Ju mund të tundoheni ta lani fytyrën më shpesh se dy herë në ditë, por mos e bëni!Çfarë mund të ndodh nëse nuk e lani fytyrën?

Nëse flini me grim në fytyrë një herë, nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por nëse e ktheni në rutinë dhe nuk e lani fytyrën, problemet do të nisin.

Papastërtitë, poret do të bllokohen sepse fytyra nuk ajroset dhe kjo çon më pas në akne.

Madje lëkura mund të plaket më shpejt. Ndotësit dhe radikalet e lira mund të grumbullohen në lëkurë gjatë gjithë ditës.

Jastëkët ndoten më shpejt, apo jo? E gjithë ajo papastërti që grumbullohet në fytyrë gjatë ditës ku shkon kur ju nuk lani fytyrën?

Kur flini, papastërtitë do të përfundojnë në jastëk. Jo vetëm kaq, por ju mund të filloni një cikël vicioz të transferimit të papastërtive.

Mos harroni edhe që produktet e tjera për kujdesin e lëkurës mund të mos funksionojnë siç duhet. Serumet, hidratuesit dhe kremrat depërtojnë më lehtë në lëkurën e pastër.

Kur keni grumbullim papastërtish, këto produkte ka të ngjarë të mbeten vetëm sipër fytyrës, në vend që të përthithen dhe të transformojnë gjendjen e lëkurës në tërësi.

InForCulture

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

7 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

7 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

7 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

7 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

8 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

8 hours ago