Një studim i botuar në British Journal of Sports Medicine zbuloi se 75 minuta aktivitet fizik i moderuar ul ndjeshëm rrezikun e llojeve të caktuara të kancerit ose sëmundjeve të zemrës, dy nga shkaqet kryesore të vdekjes në botë.
Aktiviteti i moderuar karakterizohet nga një ritëm i zemrës që është 50 deri në 60 për qind më i lartë se kur jeni duke pushuar. Kjo do të thotë që ju mund të flisni gjatë kryerjes së aktivitetit, por jo të këndoni. Shembuj të aktivitetit fizik të moderuar janë ecja e shpejtë, çiklizmi, kërcimi dhe noti.
Ky studim është më i madhi i bërë ndonjëherë në këtë temë. Ai bazohet në të dhëna nga 196 artikuj dhe të dhëna nga më shumë se 30 milionë pjesëmarrës nga gati njëqind grupe studimore, përcjell Index.hr.
Klinika Mayo pajtohet me gjetjet, duke deklaruar se aktiviteti fizik nuk duhet të jetë i komplikuar. Diçka aq e thjeshtë sa një ecje e shpejtë mund të na ndihmojë të jetojmë një jetë më të shëndetshme. Ky është një lajm i mirë për shumicën e njerëzve që e kanë të vështirë të ndajnë 30 minuta në ditë, pesë ditë në javë, për t’ia kushtuar stërvitjes.
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…