<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë nënkupton teoria për prejardhjen josllave, etnogjenezën iraniane të serbëve, kroatëve dhe bullgarëve?

Abdulla Mehmeti

Tre popujt më të mëdhenj, që e ndiejnë veten për sllavë të jugut (Jugosllavë), së paku deri më sot, Serbët, Kroatët dhe Bullgarët, duke qenë të vetëdijshëm për mungesën e fakteve historike, përveç burimeve të falsifikuara në dy shekujt e fundit, për praninë e tyre (fiseve sllave) nga shek. VII e.s. në Gadishullin Ilirik, ka kohë që e kanë ngritur (krijuar) edhe një teori të re, për prejardhjen Iraniane (etnogjenezën persiane) të tyre.

Pavarësisht se këto teori nuk mbështeten gjerësisht nga qarqet shkencore të këtyre vendeve dhe nga studiuesit e huaj, ata dita-ditës e zhvillojnë dhe përhapin këtë teori edhe më tej.

Cili është qëllimi dhe prapavija e kësaj teorie pritet të shihet në të ardhmen, por studiuesit shqiptarë duhet të jenë në vijën e parë të palës së interesuar për këtë çështje, për sigurimin e argumenteve dhe kundër argumenteve në lidhje me këtë teori, me qëllim të mos cenimit dhe mbrojtjes së lashtësisë dhe autoktonisë së shqiptarëve në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë.

Duke mos harruar me këtë rast se:

1. Historia e Dalmacisë, Istrisë dhe Panonisë, e popullit Dalmat dhe gjuhës së tyre Darmatica, pakrahasueshëm është më e lashtë se historia e Kroacisë dhe Kroatëve (të asimiluar pjesërisht në sllavë) gjatë dy shekujve të fundit.

2. Historia e Rasisë (Rashka dhe Zeta), e popullit Rasian të Dardanisë dhe gjuhës së tyre, pakrahasueshëm është më e lashtë se historia e Serbisë dhe Serbëve të sotëm, të krijuar nga Rusia dhe njohur si popull i veçantë me Ferman nga Sulltani i Perandorisë Osmane, në gjysmën e dytë të shek. XIX.

3. Historia e Trakisë (Iliriku Lindor, Mizia e Poshtme), pakrahasueshëm është më e lashtë se historia e Bullgarisë dhe popullit Bullgar të sotëm. Në regjistrimet e popullsisë deri në shek. XIX, 2/3 e popullsisë së këtij vendi janë deklaruar se i takojnë popullsisë Trake ilire, jo asaj sllave (bullgare).

Përgjithësisht, ne e mbrojmë teorinë e prejardhjes Ilire të pjesës dërmuese të Kroatëve, edhe të Bullgarëve të lashtë nga fiset ilire të Trakisë, si dhe të Rasianëve dardanë vendës, para krijimit të Serbëve të sotëm si popull i veçantë, nga gjysma e dytë e shek. XIX.

Për sa u përket popujve të tjerë fqinjë tanë, të Malazezëve dhe Maqedonasve, ne përkrahim deklarimin e lirë të tyre në lidhje me përkatësinë etnike, të bindur se një ditë edhe këta do të deklarohen sikurse Istrianët që deklarohen në kohën e fundit: “Ne nuk jemi kroatë, as sllovenë, as italianë, por jemi popull i veçantë – Istrianë”.

Për çështje të tjera në lidhje me këtë temë, do të bëjmë fjalë në ndonjë analizë të ardhshme.

(28 tetor 2023)

InForCulture

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

12 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

13 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

13 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

13 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

14 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

19 hours ago