Edhe pse kolla e herëpashershme është një fenomen krejtësisht normal, një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një problemi të caktuar shëndetësor, duke përfshirë edhe problemet e zemrës
Sipas klinikës Mayo, një kollë konsiderohet akute nëse zgjat më pak se tri javë dhe kronike nëse zgjat më shumë se tetë javë.
Shkaktarët më të shpeshtë janë kryesisht ftohja, gripi, alergjitë, astma apo bronkiti.
Megjithatë, ka edhe disa sëmundje të tjera ku kolla është një nga simptomat e para dhe një ndër to janë sëmundjet e zemrës, transmeton Telegrafi.
Edhe pse shumica e njerëzve e injorojnë atë, mjekët paralajmërojnë se duhet të vizitoni një mjek nëse kolla zgjat më shumë se tri javë ose bëhet më intensive me kalimin e kohës.
Si të kuptoni se kolla mund të jetë shenjë e sëmundjes së zemrës?
Ka disa shenja që tregojnë këtë. Nëse shfaqen simptoma të tilla si shqetësime në gjoks, marramendje, gulçim ose vjellje së bashku me një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë, mjekët thonë se mund të jetë një sëmundje e zemrës.
Mjekët shpjegojnë se ekzistojnë dy lloje të arrestit kardiak, i majtë dhe i djathtë. Kur ka një bllokim në anën e majtë, gjaku, si dhe i gjithë lëngu, tërhiqet në mushkëri, duke shkaktuar gulçim dhe kollë. Në shumicën e rasteve, kolla është e lagësht, nuk largohet me kalimin e kohës dhe shumë shpesh ka edhe mukozë rozë. /Telegrafi/
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…