<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

A ka një kohë të caktuar se kur pihen vitaminat? Ç’thonë mjekët

Vitaminat dhe suplementet përdoren nga jo pak njerëz, por të shumtë janë ata që pyesin veten se kur duhen pirë vitaminat, në mëngjes apo në darkë apo cilat vitamina nuk duhet të pihen së bashku.

Ja çfarë duhet të dini për kohën më të mirë për të marrë vitamina në mënyrë që të maksimizoni efektin e tyre në organizëm.

-Multivitaminat

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, nuk ka një përgjigje konkrete pasi kjo varet nga një numër faktorësh. Koha më e mirë e ditës për të marrë vitaminat është e ndryshme për secilin person. Pavarësisht se në cilën orë të ditës vendosni ta merrni multivitaminën, mos e pini me stomakun bosh.

-Vitamina C

Kjo vitaminë vepron si antioksidant dhe ndihmon në shëndetin e indeve në trup, në prodhimin e kolagjenit si edhe shëndetin e kockave. Mund ta pini në çdo kohë të ditës; mos kini frikë nga doza e lartë e vitaminës C, sepse është lehtësisht e tretshme në ujë, ndaj mbidozimi nuk mund të ndodhë.

-Vitamina D

Nuk ka asnjë provë që tregon se marrja e vitaminës D në një kohë të caktuar të ditës ndikon në shëndetin tuaj. Por, si e tretshme në ujë, kjo vitaminë mund të pihet në mes të një vakti sepse yndyrnat ndihmojnë në përthithjen më të mirë nga  trupi.

-Vitamina A

Si një vitaminë e tretshme në yndyrë, mund të jetë ide e mirë marrja gjatë vakti ushqimor, por të paktën sigurohuni që të keni në menu ushqime me yndyrna të shëndetshme, të tilla si avokadoja, arrat apo farat.

-Vitamina E

E rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe trurit, sugjerohet që të flisni me mjekun para se të vendosni marrjen e një vitamine E, pasi mund të jetë e rrezikshme për njerëzit që kanë pasur një goditje në tru ose atak në zemër.

-Vitaminat e shtatzënisë

Ju mund t’i pini këto në çdo kohë të ditës, por meqenëse vitaminat prenatale konsiderohen pjesë e një shtatzënie të shëndetshme, mjekët thonë se të paktën kujdesuni që t’i pini në të njëjtën orë çdo ditë. Vlerat e këtyre vitaminave kanë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të bebit

InForCulture

Recent Posts

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 hour ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 hour ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

23 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

24 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

1 day ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

1 day ago