Categories: KËSHILLAShëndet

Si ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin tuaj

Pozicioni juaj i preferuar mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj duke shkaktuar dhimbje të përgjithshme apo edhe duke ndikuar në kushte më serioze si apnea e gjumit .

Praktikimi i zakoneve të mira të gjumit mund t’ju ndihmojë të përmirësoni cilësinë e tij për një pushim më të mirë gjatë natës. Ka disa stile gjumi dhe secila prej tyre shoqërohet me përfitime dhe probleme të ndryshme në varësi të kushteve dhe kërkesave shëndetësore.

Nëse keni dhimbje në shpinë dhe qafë eksperimentoni me pozicione dhe jastëkë të ndryshëm për të parë se çfarë funksionon më mirë për ju. Në disa raste ndryshimi i qëndrueshmërisë së shtratit tuaj mund të jetë i dobishëm.

Gërhitja dhe apnea e gjumit: Apnea obstruktive e gjumit ndodh kur muskujt që mbështesin indet e buta në fyt relaksohen përkohësisht, gjë që shpesh shkon dorë për dore me gërhitjen. Gjumi anësor është pozicioni i preferuar për të ndihmuar në qetësimin e apneas tuaj të gjumit. Nëse flini në krahë, bark apo me shpinë, ndiqni disa rregulla të thjeshta për të përmirësuar  gjumin sipas Mayo Clinic :

Gjumi në krah: Gjumi anash megjithëse është i dobishëm mund të çojë në dhimbje të kyçeve dhe shpatullave. Filloni duke vendosur një jastëk midis gjunjëve per tu ndjere me komod. Sa i përket shpatullës një jastëk i fortë mund të ndihmojë në uljen e tendosjes.

Gjumi në bark: Gjumi me bark mund të sjellë shqetësime në qafë dhe shpinë. Problemet me pjesën e poshtme të shpinës lidhen veçanërisht me gjumin në bark. Nëse ju duket se nuk mund të flini në ndonjë mënyrë tjetër, mund të zvogëloni tendosjen në shpinë duke vendosur një jastëk nën legen dhe pjesën e poshtme të barkut. Për disa, kjo zgjidh problemin e pjesës së poshtme të shpinës, por paraqet probleme të reja me vendosjen e kokës. Nëse kjo shton shqetësim të dukshëm, provoni të flini pa jastëk.

Gjumi në shpinë: Përveç efekteve të dëmshme me apnen, gjumi në shpinë mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe të përkeqësojë dhimbjen ekzistuese të saj. Vendosni një jastëk nën gjunjë për të imituar lakimin normal të trupit tuaj. Një jastëk i ngritur me kohën mund të zvogëlojë efektet e urthit dhe refluksit./

InForCulture

Recent Posts

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

11 hours ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

12 hours ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

12 hours ago

Ja gabimi që të gjithë bëjnë kur përgatisin çajin

  Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…

14 hours ago

Çfarë i Ndodh Trupit Nëse Hani Mandarina Çdo Ditë

  Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…

14 hours ago

Lëngu i Rasojit ndihmon për këto probleme shëndetësore

  Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…

14 hours ago