Categories: Uncategorized

Shqiptari i cili u bë pesë herë kryeministër perandorie

Koxha Sinan Pasha, apo Sinan Pashë Topojani, i biri i Ali Begut, është lindur në vitin 1506 në Topojan të Lumës dhe ka vdekur më 3 prill 1596. Ka qenë një nga kryeministrat më të rëndësishëm dhe që kanë lënë më shumë gjurmë në politikën e shtetit osman, por njëkohësisht edhe një nga burrështetasit me rëndësi botërore që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe që ka ndikuar shumë edhe për historinë e trojeve shqiptare.

Është për t’u theksuar se Sinan Pasha ashtu si edhe shqiptarët e tjerë që kishin mbërritur majat më të larta të pushtetit në Ballkan dhe në Mesdhe, nuk jetonin të izoluar nga mjedisi shqiptar prej nga vinin, por përkundrazi, në një kontakt të vazhdueshëm e të pandarë me njerëzit e vendin e tyre. Madje është dëshmuar se këta shqiptarë që kishin marrë në dorë drejtimin e perandorisë më të madhe të kohës, anonin në zgjedhjet e tyre politike jo vetëm nga vendlindja, por edhe nga komshinjtë, siç është rasti i venedikasve. As madhështia e jetës së tyre në kryeqytetin e zhurmshëm të perandorisë, as atmosfera e ndryshme e jetës aty nuk ua dobësonte dashurinë dhe lidhjen me vendlindjen.

Studiues të ndryshëm kanë supozuar se Sinan Pasha kishte dalë nga radhët e fëmijëve të devshirmesë, por kjo hidhet poshtë nga dokumentacioni i bollshëm i kohës. Fakti që Sinan Pasha të atin e kishte mysliman dëshmon se ai nuk ishte kontingjent i devshirmesë. Nga faktet që argumentojnë qartazi se ai ishte edukuar në vendlindje, pranë gjirit të familjes, janë dokumentet e ambasadorëve venecianë në Stamboll, të cilët pohojnë me habi se Sinan Pasha edhe kur ishte bërë Kryeministër i shtetit osman e fliste me shumë vështirësi turqishten. Kjo është më se e kuptueshme edhe pse duket e habitshme.

Pikësëpari, Sinan Pasha ishte rritur e edukuar në Shqipëri dhe më pas karrierën e tij ushtarake përpara se të bëhej Kryeministër në dekadën e fundit të jetës, e kishte zhvilluar në flotën e Mesdheut, si kryeadmiral apo kapedan Pasha (Kapdeni derja) dhe si guvernator në provincat arabishtfolëse të shtetit osman, konkretisht në Egjipt, Jemen, Siri, Tunizi.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=2615-1&gjid=84822249&v=2.1&guid=729bfe90fbcf478c9e196ab8a055092d92b04ed9fdb04e46b3460c29c5dc3006

Sinan Pasha gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme ka mbajtur funksione të larta në shtetin osman. Në vitin 1569 u emërua guvernator i Egjiptit prej ku ndërmori me shumë sukses vendosjen e sundimit osman në Jemen. Pas Jemenit të cilin e mori dhe e inkuadroi në shtetin Osman u kthye drejt perëndimit dhe më 1574 udhëhoqi me sukses fushatën për marrjen e Tunizit të cilin e mbanin spanjollët.

Pak vite më vonë u rikthye drejt lindjes ku më 1580 udhëhoqi ushtrinë osmane kundër safavidëve të Persisë në kuadër të luftës osmano-safavide të viteve 1578-1590. Meritat e tij bënë që të emërohej Kryeministër nga Sulltan Murati III. Një vit më vonë për shkak të dështimit të zëvendësit të tij Mehmed Pasha në fushatën e Gjeorgjisë u caktua guvernator i Damaskut.

Më 1589 për të qetësuar revoltën e madhe të jeniçerëve u caktua Kryeministër për herë të dytë. Gjatë kësaj periudhe ai u përpoq të ndikojë në politikën rumune në kuadër të rivalitetit për fronin e principatës së Vllahisë mes Mihnea Turcitul dhe Petru Cercel, duke ia dalë me sukses që të vendosë në postet kyçe në shtetin vasal të Vllahisë bashkëpuntorët e tij të ngushtë nga familja Bruti me origjinë nga Ulqini. Nga kjo familje, përveç Bartolomeos i cili në sajë të dashamirësisë dhe mbështetjes që kishte nga shqiptari Sinan Pasha, Kryeministër i Perandorisë, arriti të bëhej ministër i parë i principatës së Moldavisë, edhe të tjerë anëtarë arrijnë që të përfitojnë nga mbështetja e lobit shqiptar në oborrin perandorak osman duke zënë poste të larta në provincat e principatat e krishtera ballkanike që ishin vasale të Portës së Lartë.

Personazhe të tjera të rëndësishme të kësaj familjeje në Moldavi, përmenden edhe Kristoforo, Xhakomo, Bernardo e Benedeto Bruti. Ky i fundit kishte arritur që në sajë të mbështetjes nga Sinan Pasha të ketë fuqi të tillë në këtë principatë sa që më 1593 të synojë të rivendosë në fronin moldav, Petru Cercel.

Një revoltë tjetër e jeniçerëve solli shkarkimin e tij nga posti i Kryeministrit, por pa kaluar shumë më 1593 erdhi në atë post për herë të tretë. Menjëherë udhëhoqi ushtrinë osmane në luftën me Habsburgët ku megjithë vështirësitë e frontit dhe sukseset e vazhdueshme të tij u shkarkua sërish në shkurt të vitit 1595, si pasojë e ardhjes në fron të sulltanit të ri Mehmetit III. Por nuk vonoi dhe Sulltani i ri e thirri sërish në ndihmë dhe e emëroi për herë të katërt sadrazam apo kryeministër të shtetit më të fuqishëm të kohës.

Periudha nga emërimi i tij e deri tek shkarkimi në nëntor të po atij viti ishte e mbushur me përballjen ushtarake me principatën e Vllahisë, kundër uzurpatorit Mihal. Mirëpo, vetëm tre ditë mbas shkarkimit, u emërua sërish për të pestën herë si sadrazam, detyrë të cilën e mbajti deri sa vdiq në 3 prill të vitit 1596.

Përveç pasurisë së madhe (e vlerësuar në rreth 500 mijë dukate ari) dhe veprave të shumta të bamirësisë, la pas edhe një sërë arritjesh e veprash që ndikuan për shumë kohë në historinë e shek. XVII osman dhe në historinë e popullit shqiptar për shekujt në vazhdim. Përveç shumë veprave të bamirësisë në Stamboll ka lënë edhe kompleksin e xhamisë që mban emrin e tij në Damask si edhe një sërë veprash bamirësie me rëndësi në trojet shqiptare me të cilat mbajti lidhje gjatë gjithë jetës pavarësisht karrierës së tij të lavdishme dhe rolit të tij të spikatur në historinë botërore.

Shquhet në këtë aspekt kompleksi i xhamisë që mban emrin e tij në Kaçanik. Qytetit i Kaçanikut ia detyron themelimin e vet, pikërisht vakëfit të lënë nga vetë Koxha Sinan Pasha në vitin 1594, ku përveç xhamisë, ka lënë vakëf edhe një pazar, shkollë për mësim-besim, dhe për shërbime përkatëse mirëmbajtëse. Vakëfnameja e lënë nga i biri Mehmet Pashë Kaçaniku më 1608 është një nga dokumentet më të rëndësishëm dhe më të hershëm osmanisht në Arkivin e Kosovës. Në këtë vakëfname i biri shkruan se po lë në vakëf krejt pasurinë e trashëguar nga im atë Sinan Pasha në Topojan së bashku me një xhami (mesxhid). Po ashtu në Prishtinë ka ndërtuar dhe lënë vakëf një kompleks hamami, ndërsa në Shkup dhjetra dyqane. Nga ana tjetër ai la vakëfe dhe vepra bamirësie edhe në qytetet bregdetare si Vlorë, Delvinë dhe Ulqin, qytete me të cilat i mbante lidhjet gjatë kohës që ishte admiral i flotës osmane në Mesdhe.

 Këta sundimtarë të mëdhenj të shtetit osman jo vetëm mbanin lidhjet me familjet e tyre, por ishin treguar vazhdimisht si mbështetësit dhe bamirësit më të mëdhenj të shqiptarëve që mbërrinin në kryeqytetin osman, pavarësisht fesë. Këtë e ilustron më së miri ndihma e madhe që Sinan Pasha i dha gjatë gjithë jetës vëllezërve Bruti me origjinë nga Ulqini. Bartolomeu, njëri nga vëllezërit Bruti për shkak të intrigave të një rivali të tij në Konstantinopojë, Giovanni Marigliano, u burgos në korrik 1579. Ndëshkimi i tij pritej të ishte varja ose të dërgohej në galera si remëtar, por ndërhyrja dashamirëse e Sinan Pashës e shpëton.

 Ndërkohë që Sokoloviçi tashmë e kishte denoncuar me akuza false tek Sulltani dhe pritej varja e Brutit, Sinan Pasha hartoi me shpejtësi një arz për Sulltanin duke sqaruar se Sokoloviçi po përpiqej ta ndëshkonte Brutin sepse ai vetë ishte i përfshirë në politikë përçarëse. Por në Stamboll ekuilibrat e pushtetit kishin ndryshuar në favor të lobit shqiptar të kryesuar nga Sinan Pasha. Lobi sllav ishte shkërmoqur me vrasjen e Mehmet Sokolit më 11 tetor 1579 dhe sapo mori vesh për arrestimin e Brutit, e motra e Sinan Pashës, një rast i rrallë por i rëndësishëm ky i pushtetit të një gruaje, kishte dërguar urgjent 25 njerëz besnikë të saj drejt Lezhës për ta liruar Brutin dhe për ta kthyer në Stamboll.

Reklama

Jo vetëm kaq, por Bruti i sigurtë për mbështetjen e mëtejshme të bashkëatdhetarit të tij, ofrohet si ndërmjetës tek Sinan Pasha për çështje të ndryshme. Kështu anëtarët familjes Bruti, arrijnë që të kapin majat e lavdisë pikërisht në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me shqiptarët me influencë në oborrin osman, qoftë në rolin e tyre si dragomanë (nga arabishtja: terxhyman: shqip: përkthyes) ashtu edhe si ndërmjetës të privilegjuar në lidhjet mes vendeve evropiane dhe perandorisë osmane.

Duke folur për sulmin osman kundër Korfuzit më 1537, kronisti venecian, L. Soranzo, thotë se inspirues i atij aksioni u bë Sinani, një shqiptar nga fshati Topojan i Sanxhakut të Prizrenit. Sipas Antonio Tiepolo-s, bajli në Kostandinopojë që e njohu mirë personalisht, “Veziri i Madh Sinan Pasha, ishte me kombësi shqiptare dhe kishte lindur në një fshat dy ditë larg Shkodrës. Ishte trupmadh, me një vështrim të egër që nuk dinte të zbutej kurrë. Bënte plane madhështore, që kapërcenin çdo masë. Si ushtarak, dallohej për një guxim të çartur e të papërmbajtur (soldato temerario e impetuoso). Më 1590 bajliu Lorenzo Bernardo po ashtu thotë se Sinan Pasha “e qeveris sot Perandorinë Osmane, i ndihmuar nga fati dhe nga gruaja e Sulltanit, e cila është shqiptare si ai”.

postbck postbck

Recent Posts

Skënderbeun e helmuan osmanët me venedikasit në bashkëpunim

  Nga Fahri Xharra Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se…

11 hours ago

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

    Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në…

11 hours ago

Në telefonin tuaj iPhone ndizet papritur një dritë e vogël portokalli ose e gjelbër, zbuloni kuptimin e saj

  Ju ka shkuar ndonjëherë në mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe…

11 hours ago

Zhur, Prizren, 1971: Pamje të një dasme në fshatin Zhur të Prizrenit në vitin 1971 (VIDEO)

  https://www.facebook.com/watch/?v=901191661545165&t=0

12 hours ago

Sekretet e jetëgjatësisë së peshkaqenit të Groenlandës

Shkencëtarët realizojnë hartën e plotë gjenetike, mund të jetojnë mbi 400 vjet Realizohet harta e…

12 hours ago

Së shpejti do të mund t’i hamë këta gurë dhe arsyeja është shumë serioze

  Sipas këtij studimi të ri, çarjet dhe thyerjet e pranishme në këta shkëmbinj janë…

13 hours ago