<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECHSOCIALE

“Instagram” dhe “Facebook” paditen për dëmtim të shëndetit mendor të të rinjve

Kompania mëmë e “Facebook” dhe “Instagram” është akuzuar se ka mashtruar publikun në lidhje me rreziqet e përdorimit të mediave sociale dhe kontribuimin e një krize të shëndetit mendor tek të rinjtë. Padia federale u bë nga dhjetra shtete amerikane.

Në padi thuhet se kompania ka përdorur veçori të varësisë për të hedhur në grackë përdoruesit duke fshehur rreziqet thelbësore të platformave të saj dhe se ka thyer ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve nëpërmjet mashtrimit.

“Kompanitë e mediave sociale, përfshirë “Meta”, kanë kontribuar në një krizë kombëtare të shëndetit mendor të të rinjve dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, një nga 33 prokurorët e përgjithshëm që nënshkruan padinë.

Në padi thuhet se kompania mblodhi të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç, duke shkelur detyrimet e saj sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë në Internet të Fëmijëve.

Pasi është njohur me padinë e dhjetra shteteve amerikane, zëdhënësi i kompanisë “Meta” ka deklaruar: Ne ndajmë angazhimin e prokurorëve të përgjithshëm për t’u ofruar adoleshentëve përvoja të sigurta dhe pozitive në internet dhe kemi prezantuar tashmë mbi 30 mjete për të mbështetur adoleshentët dhe familjet e tyre. Ne jemi të zhgënjyer që në vend që të punojmë në mënyrë produktive me kompani në të gjithë industrinë për të krijuar standarde të qarta, të përshtatshme për moshën për shumë aplikacione që përdorin adoleshentët, prokurorët e përgjithshëm kanë zgjedhur këtë rrugë.

“Meta” dhe kompanitë e tjera të mediave sociale, tashmë përballen me qindra padi në SHBA të ngritura nga familje, të rinj dhe rrethe shkollore për ndikimin në shëndetin mendor./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

2 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

3 hours ago

Kujdes nga këto shenja: Mund të tregojnë probleme me veshkat

    Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në largimin e mbetjeve nga gjaku, rregullimin e…

3 hours ago

Ushtari i luftës së vitit 1812 varrosi krahun e tij të prerë, por historia e tij e vërtetë është edhe më e çuditshme

    Zbulimet arkivore, përfshirë një autobiografi të shekullit XIX të harruar prej kohësh, po…

3 hours ago

A e dini se për çfarë shërben kopa në shpatullën e një xhakete ose palltoje?

    Edhe në veshjet që veshim çdo ditë, shpesh mund të gjejmë detaje, qëllimin…

4 hours ago

Mos i hani këto ushqime nëse keni probleme me veshkat

    Dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një…

4 hours ago