<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ekspertët tregojnë nëse është e nevojshme të heqësh dorë nga qumështi

Kur bëhet fjalë për ushqimin dhe shëndetin, një temë që përflitet shumë është qumështi. Produktet e qumështit etiketohen përgjëgëse për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë prej shumë kohësh qarkullojnë informacione të ndryshme nëse qumëshi dhe nënproduket e tij duhet të përfshihen në regjimin ushqmor.

A është e nevojshme të heqësh dorë nga qumështi? Apo i bëjmë dëm trupit duke e eleminuar nga regjimi ushqimor? Rendisim më poshtë  këto pyetje, rreth të cilave ekspertët japin këshillat e tyre.

A është e natyrshme të konsumoni qumësht?

Ne jemi specia e vetme që pimë qumështin e një kafshe tjetër dhe e vetmja që vazhdon ta bëjë këtë edhe në moshë të rritur. Konsumi i qumështit është shumë i zakonshëm në disa kultura dhe aspak i zakonshëm në të tjera.

Disa njerëz besojnë se konsumi i rregullt i qumështit pas foshnjërisë është i panatyrshëm ose që qumështi i lopës duhet të jetë vetëm për viçat. Por në përgjithësi, çfarë është “e natyrshme” ose “e panatyrshme” mbetet e paqartë. Ne bëjmë shumë gjëra të shëndetshme që mund të mos duken shumë të natyrshme.

Disa dietologë besojnë se qumështi nuk është një element kyç për një dietë të ekuilibruar. Dhe sigurisht që ju mund të merrni lëndët ushqyese që ju nevojiten edhe nëse nuk konsumoni qumësht ose nënproduktet e tij. Kalciumi, vitamina D dhe ushqyes të tjerë që gjenden tek qumështi mund të gjenden gjithashtu tek peshku, zarzavatet me gjethe jeshile dhe fasulet.

Megjithatë, dietologët shprehen se lehtësia me të cilën trupi juaj mund të thithë dhe të përdorë vlerat ushqyese ndryshon në varësi të ushqimit. Dhe se burimet bimore të kalciumit mund të mos ofrojnë aq shumë kalcium sa ofrojnë produktet e qumështit. Në fund të fundit, produktet e qumështit nga lopët, dhitë dhe kafshët e tjera nuk janë të dëmshme për shumicën e njerëzve dhe mund të konsumohen pa ndonjë problem.

A është qumështi i dëmshëm për shëndetin?

Në të vërtetë ka disa arsye se pse nuk duhet të konsumoni qumësht. Të tilla si ndonjë alergji e mundshme ose problemet që ai mund të shkaktojë në sistemin tretës.

Por nëse trupi juaj e toleron, qumështi është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese dhe mund të keni disa përfitime shëndetësore prej tij.

InForCulture

Recent Posts

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

9 hours ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

11 hours ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

1 day ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

1 day ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

1 day ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

2 days ago