<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Tunelet sekrete të Luftës së Dytë Botërore do të hapen për publikun

Priten të jenë atraksionet turistike më spektakolare të nëndheshme në Londër. Bëhet fjalë për një seri tunelesh të Luftës së Dytë Botërore, rikonstruktimi i të cilave do të kushtojë 268 milionë dollarë dhe do të mbarojë në vitin 2027.

Ish-tunelet e spiunazhit që dikur mbroheshin nga Akti i Sekreteve Zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, ndodhen rreth 40 metra nën stacionin e metrosë, Chancery Lane në High Holborn. Ato u ndërtuan në vitet 1940 për të strehuar londinezët nga fushata e bombardimeve Blitz, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte dhe hera e fundit që ishin të hapura për të gjithë.

Pas luftës, tunelet u zgjeruan dhe në to u ngrit “Kingsway Telephone Exchange”, që në vitet 1950 shërbente për komunikimet e brendshme, gjatë Luftës së Ftohtë. Atje shtrihej një rrjet i madh prej 5000 kabllosh dhe angazhoheshin rreth 200 punëtorë. Teknologjia pas qendrës telefonike u vjetërua nga fundi i dekadës, ndaj u çaktivizua. Tani, CEO i “The London Tunnels”, (Tunelet Londineze), dëshiron të sjellë në jetë historinë e këtyre tuneleve për vizitorë.

Një Londër nëntoksore

“Historia e tuneleve, rëndësia e tyre dhe vendndodhja midis Holbornit të Londrës dhe Square Mile, mund t’i bëjë këto tunele një nga destinacionet turistike më të njohura në Londër.”

Angus Murray, CEO

Plani është që të investohen 170.5 milionë dollarë në punën e restaurimit dhe më pas 97 milion dollarë në të gjitha kambanat dhe objektet e tjera që gjendeshin në tunele. Momentalisht, atraksioni më i zhvilluar nëntokësor i Londrës është “Churchill War Rooms” . Gjithashtu, metroja e Londrës, organizon shpeshherë ture të ndryshme, për të eksploruar stacione të braktisura dhe tunele të fshehura. Megjithatë, aventurat nëntokësore në Londër do të bëhen më të jashtëzakonshme kur projekti i tuneleve të Luftës së Dytë Botërore, të ketë përfunduar./syri.net

InForCulture

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

8 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago