Populli shqiptar dhe Gjuha Shqipe, kanë një lashtësi që daton të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe janë autoktonë në këto troje. Këtë konkluzion e nxjerr studimi shkencor i revistës amerikane Sciene që mban firmën e 33 shkencëtarëve të universiteteve më prestigjioze.
Në këtë studim vlerësohet se tre janë gjuhët më të vjetra indo- europiane që fliten ende, ku Shqipja, është një ndër to, krahas armenishtes dhe greqishtes. Në të specifikohet edhe koha e lindjes së gjuhëve indo europiane e cila shkon 8000 mijë vite më parë, ndërsa degë të saj më të vjetra janë ruajtur pikërisht në këto vende.
Veç studimeve gjuhësore kompjuterike, kërkimi është mbështetur edhe me studimin e AND-së, rezultatet e të cilave kanë vërtetuar këtë fakt, vjetërsinë e popullsisë dhe rrjedhimisht atë të gjuhës në këto troje.
Konkluzionet dolën pas u analizuan 52 gjuhë historike dhe 109 gjuhë moderne përgjatë këtij studimi, që e çon më larg se sa ç’ishte menduar krijimin e gjuhëve indo-europiane, me orgjinë fillestare në jug të Kaukazit.
Kampioni i përzgjedhur për studim, prezanton një grup të ri të dhënash, që përjashton mospërputhjet dhe studimet nga e kaluara. Megjithëse lashtësia e gjuhëve gjithmonë do të krijojë debat në qarqet shkencore, artikulli është dhe një zë i fortë mbi prejardhjen e gjuhës shqiptare./ Tv Klan/
Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…
KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…
Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…