Revista National Geographic e shpalli këtë foto si më të mirën në vitin 1987. Arsyeja për këtë nuk është aftësia e jashtëzakonshme e fotografit apo ngjyra e fotos dhe as pozicionet e figurave në të.
Por emocioni, emocioni i thellë dhe humanizmi i tejkalojnë të gjitha arsyet e tjera pse një fotografi mund të mbajë një titull kaq domethënës.
Në foto është pikërisht mjeku Zbigniew Religa, i cili monitoron shenjat vitale të pacientit të tij, pas një operacioni në zemër që zgjati 23 orë. Në këndin e poshtëm djathtas shihet kolegu i tij i cili e ka ndihmuar gjatë gjithë operacionit.
Dr. Religa ishte në fakt një pionier i transplantimit të zemrës në Poloni dhe, megjithëse në atë kohë një operacion i tillë që ai kryente konsiderohej praktikisht i pamundur, ai mori rrezikun. Dhe ia doli.
Zbigniew Religa, përveçse një kirurg i jashtëzakonshëm, kishte edhe një karrierë të suksesshme politike, megjithëse ai është shumë më i njohur jashtë vendit të tij për arritjet e tij mjekësore. Në vitin 2005, ai mori pjesë në zgjedhjet presidenciale.
Operacioni i transplantit të zemrës që kreu në vitin 1987 ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe kërkues; zgjati 23 orë, pas së cilës u regjistrua kjo foto e mjekut, duke monitoruar shenjat vitale të pacientit të tij.
Kur e shikon, sheh gjithçka tek ajo – lodhje e pabesueshme, jetë në skaj, pafuqi, humanizëm, besim, kujdes. Sa herë ta shikoni, do të gjeni një detaj të ri që zbulon një histori të pabesueshme.
Autori i fotos është James Stansfield, i cili me siguri nuk e ka ditur kur e ka realizuar foton se kjo vepër e tij do të shënohet në historinë e fotografisë si një nga ato që ndryshuan botën.
Pacienti, jetën e të cilit Dr. Religa i shpëtoi ishte Tadeusz Żytkiwicz, një mësues që jetoi edhe 30 vite të tjera pas operacionit, duke e kaluar më shumë se mjekun që i dha një shans të ri në jetë, me caktimin e Zotit sigurisht.
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…