Nga: Daut Dauti
Këto dokumente janë nga Arkivi Kombëtar Britanik, që janë korrespondencë diplomatike e Foreign Office-it [Ministrisë së Jashtme], dhe flasin për qeverinë e parë të Palestinës të formuar në vitin 1948. Kryeministër, siç shihet edhe në këto dokumente, ka qenë Ahmet Hilmi Pasha (1884-1963), një shqiptar i lindur në Sidon apo Saida të Libanit. Pasi që ishte shqiptar, arabët e quanin Ahmed Al Arnauti.
Hilmi Pasha ka qenë një lloj gjeniu në financa, por edhe në politikë dhe ushtri. Në Perandorinë Otomane ka shërbyer disa herë si ministër i Financave, ndërsa si ushtarak kishte gradën e gjeneralit. Pas rënies së Perandorisë Otomane, shërbeu si ministër dhe këshilltar i financave në disa vende arabe dhe është themelues i bankave të para arabe.
Pasi që gëzonte popullaritet të madh dhe pasi që kishte ndihmën e dinastisë shqiptare të Egjiptit, Hilmi Pasha u zgjodh kryeministër i qeverisë palestineze. Kjo qeveri kishte tetë ministra arabë të Palestinës, dy nga të cilët ishin të krishterë. Qeveria e Hilmi Pashës ka funksionuar disa vite, por ra nën hije dhe u bë e parëndësishme, pasi që Amerika dhe disa vende evropiane kishin plane të tjera, të cilat po shihen edhe sot. /Telegrafi/
Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…
Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…
Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
ALBERT HITOALIAJ Në verën e vitit 1929, në një Shqipëri të brishtë, ende në proces…
Nga Gjergj Marku Atë fund nëntori të largët të 1912-ës, teksa Ismail Qemali i kërkonte…