<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

575-vjet nga Beteja e Dytë e Kosovës, e cila konsiderohet si tentativa e fundit e hungarezëve për të krijuar epërsi kundër osmanëve në Ballkan

Agron Islami

575-vjet nga Beteja e Dytë e Kosovës, e cila konsiderohet si tentativa e fundit e hungarezëve për të krijuar epërsi kundër osmanëve në Ballkan. Njëherit, Jan Huniadi që nga disfata në Varna (1444) s’kishte pushuar së kërkuari ndihmë nga liderët e aleancës krishtere për të organizuar një kryqëzat të re karshi Sulltanit Osman. Fakti që nuk gjeti mbështetje nga Papa, synoi që të përfitoj nga momentumi i ekpseditës së Sulltanit në Shqipëri në shtypjen e kryengritjes së Skenderbeut. Madje, ai arriti që të bëjë një marrëveshje me Skenderbeun për t’iu bashkuar në Kosovë, por sic dihet Sulltani ia imponoi luftën Huniadit para se Skenderbeu të arrij në Kosovë….

Rrjedhën e Betejës së Dytë e përshkruajnë në detaje kronistët e kohës. Megjithëse ndermjet tyre, ka disa kundërthanje në raport me datat dhe kohëzgjatjen e betejës, informacioni mbi organizimin, lëvizjet ushtarake dhe përfundimet e betejes janë pothuajse identike… Edhe pse pjesa më e madhe e kronistëve të kohës sjellin informacionin se kjo Betejë zgjati tre ditë, respektivisht filloi me datë 16 tetor dhe përfundoi me datë 19 tetor 1448, studimet më të reja mbi luftrat e periudhës klasike osmane kane sjellur perfundime se në natën e datës 17 palët luftuese vetëm u pozicionuan, ndersa luftimet u zhvilluan nga mëngjesi i hershëm i datës 18, dhe përfundoi gjatë ditës së nesërme, respektivisht më 19 tetor 1448, ditë e shtune.

Në Kronikën Anonime të historisë Osmane, e cila përfshinë ngjarjet e viteve 1288-1514, ndër të tjera thuhet: Sulltan Murati doli në ekspeditë në tokat e Juvanit dhe Vilajetin Shqiptar, zaptoi kalanë e Koxhaxhikut (Sfetigradit) dhe demoloi Vilajetin e Juvanit. Beji shqiptar, Skenderi (Skenderbegu) ishte arratisur, (në këtë kohë) Sulltan Muratit i erdhi lajmi për koalicionin (ittifak idup) e hungarezëve, sasëve, cekëve, almanëve, latinëve, lehëve dhe vllehëve të cilët synonin të vinin në Kosovë. Me të marrë lajmin Sulltan Murati marëshoi drejtë Sofisë, me c’rastë dërgoi lajmëtarë në Anadoll dhe Rumeli për t’u bashkuar në fron. (Aty u bashkuan) 1 000 ushtarë të thjeshtë, 10 000 Jenicer dhe Xherahor ( mercenarë të krishterë) si dhe shumë vullnetar të tjerë të etnive të ndryshme të cilët iu bashkuan Sulltanit për të luftuar në këtë betejë ….

Edhe Ashёk Pashazade vërteton faktin se: “…. nё kёtё kohë (1448) Sulltan Murati gjendej në ekspeditën e kalasё sё Sfetigradit dhe Krujёs nё Shqipёri, dhe me tё marrё lajmin pёr fushatёn ushtarake tё Janit, kaloi nё Sofje ku tuboi ushtrinё nga Anadolli dhe Rumelia dhe u nis për nё Kosovё. Ai shton: … pasi arriti Sulltan Murati II nё Kosovё, mori abdes, fali dy rekate namaz dhe bёri njё lutje tё gjatё qё Zoti t’i mundёson fitoren ndaj tё pafeve,… mё pas hipi nё kalё dhe filloi Beteja. Tё premtën qё ishte edhe dita e parё e Betejёs, u zhvilluan luftime tё ashpёra, ku u morёn shumё Sanxhaçe nga tё pafetё dhe lufta vazhdoi deri nё mёngjes. Megjithatë, e shtunja ishte dita kur u zhvillua lufta mё e madhe, shumё bejlerë ranë dёshmorë, vdiqën edhe shumё Banё

tё pafe, disa prej tyre (Banёve) u zunë rob. Ndёrsa Jankoja (Jani) iku nga fronti…”

InForCulture

Recent Posts

ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”

  Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat…

1 day ago

“Duan gjithmonë fjalën e fundit”/ Studimi që ndez debatin mes çifteve: Ky është “defekti” që burrat nuk e durojnë dot tek gratë

  Një sondazh i realizuar nga Opinion Way ka nxjerrë në pah një nga “defektet”…

1 day ago

Si të mbroheni nga Hantavirusi – virusi që përhapet nga minjtë

  Hantavirusi është një virus i rrezikshëm që transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos minjtë. Njerëzit…

1 day ago

ShBA publikon dosje të reja që lidhen me UFO

  Pentagon i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar 64 dosje të reja që…

1 day ago

Pse zgjoheni vazhdimisht në orën 3:00 të mëngjesit

  Zgjimi gjatë natës, veçanërisht rreth orës 3:00 të mëngjesit, është një përvojë e zakonshme…

5 days ago

10 njerëzit më të pasur në botë për vitin 2026

  "Forbes" ka renditur miliarderët e botës që nga viti 1987. Në mars të vitit…

5 days ago