<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

5 ushqimet e vjeshtës që do t’ju ndihmojnë të flini më mirë

Siç mund ta dini tashmë, të rriturit duhet të flenë jo më pak se 7 orë në natë, por për shkak të stresit, kjo mund të mos jetë aq e lehtë për tu bërë.

Fatmirësisht, ka një mori ushqimesh që stina e vjeshtës sjell, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të rehatshëm.

AgroWeb.org ju njeh me 5 ushqimet e këtij sezoni që mund t’ju ndihmojnë të flini sa më mirë.

Bajamet

Sipas studimeve, bajamet mund t’i ndihmojnë njerëzit të flenë më mirë për shkak të magnezit që gjendet në to.

Teoria që ekspertët mbështesin është se magnezi vepron duke qetësuar sistemin nervor qëndror.

Kështu ju do të ndiheni më të relaksuar dhe do të bëni një gjumë më të qetë.

Konsumi i 100 g bajamesh do të plotësojë 20% të vlerës ditore të rekomanduar për magnez.

Mollët

Një nga frutat e mrekullueshme që vjeshta sjell janë edhe mollët.

Duke qenë se kanë një sasi të lartë të vitaminës C, ato mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak, të presionint të gjakut dhe gjithashtu të ndihmojë në përmirësimin e frymëmarrjes.

Kjo, nga ana tjetër, mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe të qëndroni në gjumë për më gjatë.

Patatet e ëmbëla

Patatet e ëmbëla, janë një shoqërues i shijshëm për çdo vakt vjeshte.

Ato kanë gjithashtu veti relaksuese që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

Konsumi i fibrave sipas ekspertëve ndikon në zgjatjen e fazes së gjumit të thellë.

Dhe duke qenë të mbushura me fibra, patatet e ëmbla mund të shërbëjnë si një meze perfekte para gjumit.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë një nga ato fruta që jo vetëm që kanë shumë shije, por përmbajnë gjithashtu edhe plot vitamina të rëndësishme.

Ato janë të pasura me vitaminë C, e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit.

Sipas të dhënave, nivelet e ulëta të vitaminës C në organizëm shoqërohen me gjumë të keq dhe pagjumësi.

Arrëmyshku

Arrëmyshku njihet si një erëz që përdoret veçanërisht gjatë muajve të vjeshtës. Por ai është shumë më tepër se kaq!

Kjo erëz mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit, në uljen e presionit të gjakut, të ndihmojë në relaksimin e enëve të gjakut dhe gjithashtu mund të ndikojë pozitivisht në gjendjen shpirtërore.

Të gjithë këto faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e gjumit.

InForCulture

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

8 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

8 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

9 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

9 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

9 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

9 hours ago