<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Lidhje të fortë me gjakun “Ilir”, çfarë mbante të shkruar në unazë Pirrua i Epirit?

Nga Nevila Dervishi

Pirrua, Mbreti i Epirit (319-272 p.e.s), një territor që shtrihej në zona përgjithësisht të banuara nga ilirët dhe më tej nga pasardhësit e tyre, më së shumti njihet si strateg e gjeneral i papërsëritshëm në fushat e betejave.

Askush nuk di të thotë se në cilën gjuhë Pirrua komunikonte me ushtarët e njerëzit e vet, dihet vetëm që ai kishte një lidhje të fortë me gjakun ilir.

Ai ishte kushëri i Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh, ndërsa një lidhje tjetër me ilirët ishte edhe fakti se ai, qysh fëmijë, ishte rritur në oborrin e Mbretit Glauk të Taulantëve, një prej fiseve më të mëdha ilire, zotërimet e të cilit, në kohë të ndryshme, kapnin hapësirën mes lumit Neretva (Bosnje-Hercegovinë) dhe Vjosës.

Por Pirrua i Epirit nuk njihet vetëm për bëmat e tij si strateg ushtarak i antikitetit.

Historia ka lënë pas edhe të dhëna që thonë se ai ishte një mbret i dhënë pas dijes dhe, sa duket, edhe i kujdesshëm për popullin e vet.

Dëshmohet se një pjesë të rregullave, apo normave, të cilat udhëhiqnin veprimtarinë e tij të përditshme, ai i kishte gdhendur në një unazë apo byzylyk, që mbante në dorë, për ti pasur gjithmonë përpara mendjes.

Këtë fakt e zbulon apo e sjell për herë të parë Gjon Muzaka, i quajtur Princ i Epirit, një nga aleatët dhe bashkëluftëtarët e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ai e ka përfshirë përmbajtjen e shkrimeve në unazën e Pirros në testamentin që u ka lënë pasardhësve të tij në vitin 1510, pak vite përpara se të vdiste.

Për herë të parë testamenti i tij është publikuar i përkthyer në shqip në nëntor të vitit 1931 në revistën “LEKA” (nr.11), që shtypej në Shkodër.

Ja përkthimi i plotë nga italishtja i pjesës që flet për rregullat që Pirrua i Epirit mbante të shkruara në unazën e vet:

1-Të fortin nuk e shpërblen sa duhet edhe sikur botën mbarë t’i japësh, të dobëtin nuk e ndëshkon sa duhet, edhe sikur vetë jetën t’ia marrësh.

2-Është më i nderuari ndër të nderuarit ai që goditet prej fatit, pa pasur faj, dhe është më i poshtri ndër të poshtër ai që përkëdhelet nga fati pa e merituar.

3-Atë çka mund ta bëni me të mirë, mos e bëni me të keq.

4-Atë që mund ta arrini me paqe, mos e kërkoni me luftë.

5-Atë çka mund ta fitoni duke e kërkuar, mos e humbni duke kërcënuar.

6-Atë çka mund ta ndreqësh pa bërë zhurmë, mos e ekspozo në publik.

7-E ka bërë mirë detyrën ai prind, që lë pas një fëmijë të ditur por të varfër dhe nuk e ka bërë detyrën ai tjetri, që lë pas një fëmijë të pasur por budalla.

8-Ka më shumë vlerë një ndihmë e vogël, por e ardhur në kohë, se sa një e madhe, por që mbërrin me vonesë.

9-Njeriu që arrin të bëhet tiran i madh me forcë, meriton te kthehet në skllav me drejtësi.

10-Nuk mjafton që një person te jetë i mirë, është e domosdoshme qe ai të ndreqë gjërat që kanë marrë për keq.

11-Në këtë jetë, njeriu duhet të verë në punë mendjen, sepse lumturia është një mall hua, kurse fatkeqësia është pasuria e natyrshme e tij.

InForCulture

Recent Posts

Kush mund t’i marrë fotot tona në Instagram?

    Një ndryshim i ri dhe i papritur nga kompania Meta ka vënë në…

1 hour ago

Ky zakon i përditshëm mund të jetë duke rritur tensionin e gjakut pa e kuptuar

    Një studim i ri ka zbuluar një lidhje mes një zakoni shumë të…

4 hours ago

Pse nuk duhet ta lini bosh stomakun në mëngjes? Mjekët shpjegojnë pasojat për organizmin

Trupi mund ta përballojë heshtur për një kohë, por pasojat shpesh shfaqen më vonë, kur…

5 hours ago

Si të mbani mizat larg shtëpisë – Metoda më e mirë natyrale

    Mizat që arrijnë të futen në shtëpi janë jo vetëm bezdisëse por edhe…

6 hours ago

Shenjat që jep trupi një muaj para sulmit në zemër

    Shëndeti i zemrës kërkon një përkujdesje të vazhdueshme, përdorni këto këshilla që të…

21 hours ago

Pse trangujt bëhen të hidhur dhe si ta ndaloni problemin me kohë

    Një detaj i vogël në kujdesin ndaj bimës mund ta ndryshojë krejt shijen…

22 hours ago