<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

”Azemi sfidon Shotë Galicën me qitje në shenjë..” Detaje interesante nga dita e martesës së Azem e Shotë Galicës

Adnan Merovci ka publikuar një intervistë  të cilën e kishte realizuar vetë ai në banesën e tij me patriotin dhe intelektualin e madh, personin që zbuloi eshtrat e heroit Azem Galicës, babain e heroinës Xhevë Lladrovci, Abdyl Krasniqin, më 17 dhjetor 1990.

Krasniqi mes rrëfimit për disa nga ngjarjet tejet të rëndësishme të historisë kishte treguar edhe një ngjarje mjaft interesante të heroit Azem GALICA dhe heroinës Shotë Galica. Bëhet fjalë për disa detaje që kishin ndodhur pikërisht në ditën e martesës së tyre.

Sipas Krasniqit, gjatë ditës së martesës, rrugës teksa Azem Galica kishte marrë Shotë Galicën për grua dhe ishin duke shkuar për në shtëpi, të dy i kishin vendosur nga një testë njëri-tjetrit.

Po qe se njëri nga ta nuk e kalonte, ‘dënimi’ do të ishte i madh.

“Kur është martuar Azem Galica ka shku me marrë Shotën. Në rrugë ka zbritë Azemi, i ka thënë kqyrë Shotë, që s’ma vret atë shenjë pasha neren pa të çu te baba nuk e lë. I thotë Shota, mos Azem, mos se më fike. S’ka, që s’e vretë atë shenjë, kam me të kthy te baba, s’je për mua”, tregoi Krasniqi në emisionin Fakte në KlanKosova.

Sipas Krasniqit, kjo sfidë ishte kryer me sukses nga Shota.

“Kërcen prej kalit Shota, e t’i ndalet shenjës, fije-fije e godet. Eh, qëtash je e imja”, i kishte thënë Azem Bejtë Galica, Shotës.

Por, jo gjithçka përfundoi me kaq. Edhe Shota kishte të njejtën sfidë për Azemin, veçse ‘dënimi’ ndryshonte.

“Shkojnë 100 metra. Kërcen Shota, thotë pasha neren Azem që s’ma vretë atë shenjë atje pasha neren pa u kthy te baba me t’i lënë krushqit…Qe shenja, vraje ose u kry. Kërcen Azemi prej kalit, e ta godet shenjën. Eh, thotë qëtash ne e kemi një gjuhë, e kemi një karakter”, ishte shprehur atë kohë Krasniqi.

Këtë histori të treguar nga Abdyl Krasniqi mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme nga minuta 20:30.

InForCulture

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

15 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

21 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

21 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

21 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago