<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Historia e jashtëzakonshme e gjelit që jetoi 2 vjet pa kokë

Ky gjel jetoi pa kokë për afro 2 vjet. Ai jetoi në një fermë në Fruita në Kolorado të SHBA-së. Në shtatorin e vitit 1945, fermeri Lloid Olsen u preu kokat e 50 pulave dhe gjelave. Por njëri prej tyre refuzoi të ngordhte. Pas disa momentesh, ai filloi të ecte sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ai madje tentoi të çukiste përtokë, për të ngrënë ushqim.

Ndaj Olsen i vuri emrin Majk, dhe vendosi të kujdeset për shpendin, që vazhdonte të ishte mrekullisht gjallë. Olsen e ushqente, duke ua hedhur ushqimin direkt në fyt. Shkencëtarët e shpjeguan këtë mister, me faktin që femeri nuk i kishte prerë venën kryesore të qafës. Prandaj gjeli kishte humbur vetëm një pjesë të trurit, që nuk ishte përgjegjës për funksionet jetike të trupit të tij. Majk u bë më i ngathët, sesa ishte kur kishte kokën.

Shumë gazeta, shkruan mbi gjelin e pazakontë. Olsen e shëtiti shpendin në mbarë SHBA-në, dhe fama e gjelit u rrit. Pronari i Majk, fitonte rreth 4500 dollarë në muaj. Ndërsa e vlerësonte çmimin e gjelit në 10.000 dollarë. Suksesi i Majk, pati pasoja fatale për shumë pulat dhe gjela në fermat e tjera. Shumë fermerë, të etur për famë, u përpoqën që të krijonin pulat e tyre pa kokë. Por të gjithë dështuan.

Për 18 muaj, Majk udhëtoi nëpër gjithë Amerikën, deri në ndalesën e tij të fundit në Feniks. Më 17 mars 1947 ai gëlliti një kaçarum misri. Olsen nuk kishte mjetet e duhura për t’i ardhur në ndihmë, ndaj gjeli ngordhi. Ai nuk donte ta pranonte këtë, ndaj i tha shtypit se gjelin e kishte shitur. Banorët në Fruita, ngritën një përmendore në nderim të kujtimit të Majk. Më muajin maj të çdo viti, aty organizohet Festivali i Pulës pa Kokë.

InForCulture

Recent Posts

Mehmet Gradica, një patriot i rrallë, komando i pathyeshëm i xhandarmërisë shqiptare

MEHMET GRADICA (1913-1945) Mehmet Gradica u lind më 1913 në Gradicë të Drenicës, në një…

12 hours ago

Eliminimi i opozitës dhe rruga e Zogut drejt Presidencës së parë!

Nga: Romeo Gurakuqi Fundi i Luftës së Parë Botërore ka qenë një kohë dramatike për…

12 hours ago

Dorëshkrim i rrallë i Esat Pashë Toptanit, letër drejtuar parisë së Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë

Bajraktari i Bushkashit e Krenët Sod po ju baj me dit me anët Kësaj letrës…

13 hours ago

Shqiptarët në holok’aust para heb’renjve

Isuf B.Bajrami Golgotha Shqiptare Leo Freundlich, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga…

13 hours ago

Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin e Mary Edith Durham në Muzeun Bankfield, Britani e Madhe!

Nga: Jahja Drancolli Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin…

2 days ago

Atentatorët komunistë shqiptarë të drejtuar nga terroris.të serbo-malazezë, sot 82 vjet më parë arritën të kryejnë attentat kundër Xhafer Devës

Si sot 82 vite më parë atentatorët Komunistë shqiptarë, të drejtuar nga misionarë terroristë serbo-malazezë,…

2 days ago