Categories: KURIOZITETE

Cila ishte kriza e parë financiare në histori?!

Qeveritë e falimentuara, krizat e bankave, krizat e likuiditetit dhe dyndje nëpër arkat e bankave. Nuk jemi në Silicon Valley pas mbylljes së dy bankave (Silicon Valley Bank dhe Signature Bank) nga qeveria amerikane në 2023, as në Nju Jork në 2008 (viti i falimentimit të bankës së investimeve Lehman Brothers dhe shpërthimit ekonomik të mijëvjeçarit të tretë). Dhe as në atë të vitit 1929 (kolapsi i Wall Street dhe fillimi i Depresionit të Madh). Jemi në Firencen e shekullit të katërmbëdhjetë, zemra e ekonomisë së kohës. Këtu, në mesin e Mesjetës, shpërtheu një krizë e madhe financiare e lidhur me rënien e bankave të familjeve Peruzzi dhe Bardi, deri atëherë flamuri i financave europiane.

Gjithçka filloi për shkak të një sovrani me vrima në xhepat e tij: Edward III Plantagenet, mbreti i Anglisë. Në fron që nga viti 1327, pasi u angazhua kundër skocezëve, ai filloi një fushatë ushtarake kundër Francës në 1337, duke filluar Luftën Njëqindvjeçare. Megjithatë, nisma e re luftarake e thau arkën e shtetit dhe mbreti e gjeti veten të detyruar të merrte hua nga kompanitë tregtare fiorentine, tashmë aktive në Britaninë e Madhe (nga ku, ndër të tjera, vinte leshi për fabrikat toskane). Këto kompani kishin lindur në qytete të ndryshme italiane me qëllime tregtare, por që nga mesi i shekullit të 13-të kishin filluar të specializoheshin në kredi, depozita dhe financime. Disa, të organizuara rreth kapitalit të familjeve të fuqishme, u bënë të ngjashme me bankat moderne, duke ofruar interesa të favorshme për ata që depozitonin kapitalin e tyre.

Sa i përket Eduardit III, borxhet e tij ndaj Bardit dhe Peruzzi-ve në një kohë të shkurtër arritën gati një milion e gjysmë florinj ari, përfshirë komisionet. Një shumë e tepruar edhe për një mbret, aq më tepër që lufta në të cilën ai ishte zhytur nuk po jepte rezultatet e dëshiruara. “Prestigji i sovranit hyri në krizë dhe shumë e perceptuan kolapsin e dy gjigantëve të financave fiorentine si të pashmangshëm, aq sa në 1339 Papa Benedikti XII vendosi të hiqte dorë nga shërbimet e Bardit dhe Peruzzi-t për menaxhimin e financave papale”, thotë historiani Lorenzo Tanzini, autor i esesë 1345.

Dhe që nga viti 1345, ngjitja e falimentimit goditi një seri tjetër të gjatë subjektesh: së bashku me institutet e tjera bankare (përfshirë atë të Acciaiuoli, të shquar si dy të tjerët), artizanët, tregtarët dhe sipërmarrësit që kishin investuar fitimet e tyre falimentuan, u rrënua tregu i pasurive të paluajtshme dhe shumë kursimtarë të vegjël iu desh t’i thoshin lamtumirë pasurive të vogla të depozituara. “Përveç humbjes së parave, ka pasur një kolaps të besimit tek çdo tregtar dhe bankier, edhe pse jo i përfshirë drejtpërdrejt në fatkeqësi”, ka theksuar eksperti.

Pas kolapsit, situata gradualisht filloi të përmirësohej. “Autoritetet e qytetit dekretuan, për shembull, që të gjithë zërat e borxhit të mbledhur nga Bashkia ndër vite të shkrihen në një menaxhim të vetëm të quajtur “monte”; një emër që shprehte mirë sasinë e madhe të borxheve për të menaxhuar”, shpjegon Tanzini. Menaxhmenti i ri bazohej në një regjistër të madh (të hartuar nga viti 1347) me emrat e të gjithë kreditorëve të Bashkisë, të cilëve u ofroheshin interesa të reja për depozitat e vjetra dhe mundësia e shlyerjes së të gjithë kredisë nëse investonin para të tjera.

Kështu, “tregu” i letrave me vlerë publike rifinancoi Republikën e Firences dhe në pak vite kriza u qetësua. Tregtarët, bankierët dhe sipërmarrësit rifilluan biznesin e tyre. Paradoksalisht, murtaja pati edhe efekte pozitive: Ulja e fuqisë punëtore bëri që pagat të rriteshin duke rritur konsumin!

InForCulture

Recent Posts

Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

  Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…

3 minutes ago

Zbulohet mbishkrimi i lashtë për emrin e Shkodrës

  Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…

37 minutes ago

Rrugëtimi i Letërsisë Shqiptare: Tradita dhe Perspektivat Moderne

Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…

3 hours ago

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

18 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

19 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

20 hours ago