Në vjeshtën e vitit 1912 dhe 1913, Kosova dhe Shqipëria u pushtuan nga Serbia dhe Mali i Zi. Luftërat Ballkanike kishin bërë kërdi mbi shqiptarët e Kosovës, fshatrat e të cilëve u dogjën në hi dhe banorët e të cilëve kishin arritur t’i shpëtonin vdekjes, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Në kushte të tilla brutale të kohës së luftës, autoritetet malazeze dhe serbe kishin në shënjestër popullatën myslimane të Kosovës, pjesa më e madhe e së cilës ishte shqiptare.
Disa kronika dëshmojnë mizoritë e kryera nga malazezët, duke përfshirë prerjën e kokës dhe gjymtimin. Luftërat ballkanike u kishin kushtuar shqiptarëve të Kosovës mijëra të vdekur dhe më shumë shtëpi të shkatërruara. Vlerësohet se deri në fund të vitit 1912 janë vrarë rreth 20-25.000 shqiptarë dhe rreth 20.000 kanë emigruar nga Kosova. Dimitrije Tucoviq ka shkruar për këtë pushtim ku shprehu fuqishëm shqetësimin e tij se për shkak të këtyre ngjarjeve do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të vendoseshin marrëdhënie miqësore me shqiptarët në të ardhmen e afërt.
Pas luftërave ballkanike, Kosova mbeti një zonë e trazuar që paraqiste vështirësi të konsiderueshme për përpjekjet serbe dhe malazeze për të krijuar një administratë apo mbretërim efektiv dhe kështu i nënshtronte banorët në pushtim ushtarak.
Në vendosjen e mëtejshme të sundimit serb në Kosovë, ardhja e kolonëve serbë më 1913 dhe 1914 ndryshoi ndjeshëm përbërjen etnike, duke parë që në të njëjtën kohë shqiptarë të shumtë po emigronin ose në Turqi ose në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, intelektualët serbë po bënin një luftë propagandistike kundër shqiptarëve, të cilët i përshkruanin këta të fundit me tone të forta raciste – si për shembull pretendimi se shqiptarët e kishin humbur historinë e tyre evolucionare deri në shekullin e 19-të. /usalbanianmediagroup.com/
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…