<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!

Vitin e kaluar, gjermanët pine më pak qumësht sesa kishin pirë për më shumë se 30 vjet. Konsumi i qumështit për frymë ka arritur në rreth 46.1 kilogramë, që korrespondon me një rënie prej 1.9 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo është vlera më e ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1991, siç raportohet nga Instituti Federal për Bujqësi dhe Ushqim (BLE) bazuar në shifra jopërfundimtare.

Shifrat tregojnë se edhe konsumi i produkteve të tjera të qumështit është në rënie: për shembull, konsumi vjetor i gjalpit ra me 12.6 për qind dhe vitin e kaluar arriti në afro 5.3 kilogramë për frymë.

Konsumi i djathit gjithashtu ka rënë, nga 25.3 kilogramë në 2021 në 24.6 kilogramë vitin e kaluar. Vetëm produktet e qumështit me proteina, të përdorura për shembull në ushqimet sportive dhe përzierjet e pjekjes, shënuan rritje në konsumin për frymë me gati katër përqind në 610 gram.

Sipas BLE, rënia e konsumit të qumështit vjen si pasojë e rritjes së çmimit të qumështit si dhe rritjes së shitjeve të produkteve zëvendësuese të qumështit me bazë bimore, si p.sh. qumështi i tërshërës.

Rënia e konsumit të qumështit po ndikon edhe në prodhimin e qumështit në Gjermani. Sipas BLE, sasia e qumështit të prodhuar vitin e kaluar ra me më shumë se gjashtë për qind në rreth 4.2 milionë tonë.

Kështu, numri i fermave me lopë qumështi ra nga 54.800 në 52.900, sipas të dhënave të BLE. Numri i lopëve u zvogëlua me rreth 23000 krerë, që do të thotë se çdo fermë qumështore kishte mesatarisht 72 lopë qumështore. Nga ana tjetër, rendimenti mesatar vjetor i qumështit për lopë u rrit sërish lehtësisht, nga 8481 kilogramë në 8499 kilogramë. 

InForCulture

Recent Posts

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

23 minutes ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

49 minutes ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

23 hours ago

Si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

  Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…

23 hours ago

Truk nga kopshtarët me përvojë: Si t’i bëni domatet tuaja të japin më mirë fruta?

  Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…

23 hours ago

Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës, ja pse

  Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…

23 hours ago