Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Përse Shqipëria ishte vendi i fundit që u shkëput nga Perandoria Osmane?

Në vitin 1711, Pjetri i Madh i Rusisë i drejtoi popujve sllavë të Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjes, Hercegovinës dhe Malit të Zi një thirrje për t`u bashkuar në një luftë të përbashkët kombëtare dhe fetare për çlirimin e të krishterëve ortodoksë dhe popujve sllavishtfolës nga “zgjedha pagane e otomanëve”.

Që nga kjo periudhë mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane do të fillojë një konflikt i pandërprerë në ciklonin e të cilit do të gjenden interesat dhe ekzistenca e mëtejshme e kombit shqiptar. Politika ruse kishte si qëllim kryesorë përveç krijimit të një shteti të përbashkët për të gjithë popujt sllavë, daljen në detin Mesdhe.

Kjo ëndërr do të bëhet ankthi i popujve gjermanikë dhe i Europës Perëndimore. Fantazma e perandorisë sllave do t`i mbajë të bashkuara për disa shekuj këto shtete. Ky është edhe shkaku kryesorë që fuqitë europiane e ruajtën sundimin osman në Europë dhe e mbrojtën atë nga agresionet ruse.

Në këndvështrimin e diplomacisë dhe interesave gjeopolitike të këtyre shteteve, eleminimi i zotërimeve osmane nga Adriatiku në Stamboll do të shtronte për diskutim ndarjen e këtyre territoreve, duke shtruar në tavolinën e bisedimeve çështjen e daljes së sllavëve (Rusisë e Serbisë) në Mesdhe. Kjo statukuo u arrit të ruhej deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Për këtë arsye, Anglia dhe Franca do të ishin dy nga mbështetëset dhe furnizueset kryesore të Perandorisë Osmane me armatim dhe mjete financiare në Luftën e Krimesë (1853-1856). Luftë e cila mbaroi me fitoren e osmanëve kundër Rusisë dhe nënshkrimin e Traktatit të Parisit, i cili garantonte tërësinë territoriale të Perandorisë Osmane.

Edhe pas Luftës Ruso-Turke të 1877-1878 kur osmanët e humbën luftën , fuqitë europiane në Kongresin e Berlinit ruajtën epërsinë e zotërimeve osmane mbi një brez të territorit ballkanik, që shtrihej nga Stambolli në Adriatik (ku bënte pjesë Bosfori, Selaniku, Maqedonia dhe Shqipëria). Ndërsa Bosnje-Hercegovina u mor nën administrim nga Austro-Hungaria. Europa ishte e vendosur që të mos i lejonte asnjë shteti sllav që të kishte port në Mesdhe.

Kjo është arsyeja kryesore përse deri më 29 korrik 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi që të njihte de jure shtetin e pavarur shqiptar ne vazhduam të ishim pjesë e Perandorisë Osmane.

Please follow and like us:

InForCulture

Recent Posts

Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video)

RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY

47 minutes ago

Dy thelpinj hudhra në ditë – ja si ndikon në organizëm

  Hudhra është një burim natyral i shumë ushqyesve të domosdoshëm për shëndetin e organizmit.…

52 minutes ago

Pastroni veshkat tërësisht me kurën natyrale të qepës

Veshkat janë të rëndësishme për nxjerrjen e toksinave dhe helmeve ushqimore jashtë organizmit. Procesi i…

1 hour ago

Si të përdorni gjethet e hurmave për qarkullimin e mirë të gjakut

  Hurmat e shijshme dhe ekzotike kanë diçka magjike që shkon përtej kënaqësisë së shqisave…

2 hours ago

A e dini se një shkencëtar musliman, Abbas Ibn Firnas, ndërtoi makinën e parë fluturuese në botë, gati 1000 vjet më parë?

Në vitin 875 të erës sonë, ai krijoi një aparat fluturues nga mëndafshi, druri dhe…

2 hours ago