Një rezidencë e braktisur e shekullit të 18-të është zbuluar nga një eksplorues urban.
Ben, nga “Lost Adventure”, zbuloi rezidencën e cila ka një histori të errët vrasjesh dhe vetëvrasjesh të atyre që kanë jetuar më parë në rezidencë.
Sipas tij, i është dashur të kalonte shumë rrugë dhe rrugica private për të mbërritur në pallatin e braktisur në Mbretërinë e Bashkuar.
Ka gojëdhëna për gjetjen e trupit të një gruaje duke lundruar në pusin e rezidencës në vitin 1880, arsye pse Ben dëshironte të eksploronte aty.
“Në vitin 1880 trupi i një gruaje u gjet duke lundruar në pus dhe pesë vjet më vonë gurgdhendësi qëlloi veten me pushkën e tij dhe vdiq. ”Kam rrezikuar jetën time duke hyrë në ndërtesë për të marrë disa pamje, por mendoj se padyshim ia vlen”, thotë ai.
Rezidenca ka qenë e banueshme për herë të fundit në vitet 1980 dhe ka pësuar dëmtime të shumta, që do të thotë se është shkatërruar pasi është braktisur dhe është lënë në harresë.
Mendohet se historia e rezidencës shkon prapa në kohët e Tudorit dhe që atëherë është rimodeluar përgjatë viteve. Në muret e pallatit ka pllaka që datojnë në shekullin e 18-të.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…