<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Rreziqet që paraqet akullnaja e ashtuquajtur “Fundi i Botës”

Shkencëtarët panë nga se çfarë po gërryen pak nga pak akullnajën Thwaites në Antarktidë. Akullnaja ka marrë nofkën “Fundi i botës” për shkak të potencialit masiv dhe rritjes së nivelit të detit në rast të shkrirjes së saj. Është një lajm i mirë dhe i keq. Duke përdorur një robot në formë lapsi prej tre metrash, shkencëtarët panë një pikë kritike të shndritshme në ndarjen kaotike të Thwaites.

“Akullnaja Thwaites është në thelb një masë akulli që lëviz shumë ngadalë e që po del nga kontinenti i Antarktikut dhe po lëviz në oqean. Mund ta imagjinoni atë si një lumë që rrjedh ngadalë. Është një nga akullnajat që po ndryshon më shpejt në Antarktidë. Ka potencialin më të lartë për të ndryshuar me shpejtësi në shekullin e ardhshëm. Dhe ka shumë shqetësim mbi ndikimin që mund të ketë në rritjen e nivelit të detit”, thotë Peter Davis, oqeanograf, British Antarctic Survey.

Shkencëtarët nuk kishin arritur ta vëzhgonin me parë pikën kritike të Thwaites. Por duke ulur poshtë një çarjeje të hollë me gjatësi prej 587 metrash robotin Icefin, ata panë se sa ndikim kanë çarjet e thella në thyerjen e akullit, duke shkaktuar mbi akullnajë dëmin më të madh, madje më shumë sesa shkrirja.

Gjetjet u publikuan në dy studime në revistën Nature. Ato vijnë si rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare ndërkombëtare me mbështetje financiare prej 50 milionë dollarësh për të kuptuar më mirë akullnajën më të gjerë në botë.

“Kjo shkrirje ekstreme po ndodh brenda çarjeve dhe nëpër shtresat e akullit, në zonat që ne i quajmë tarraca. Pra, çështja nuk është se si po vijon shkrirja, por si funksionon dhe ku ndodh”, thotë Britney Schmidt, shkencëtare, Universiteti Cornell.

Lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e zonës nënujore që ata eksploruan po shkrihet shumë më ngadalë nga sa pritej.

“Kur shkuam në Thwaites dhe vëzhguam nën akullnajë, gjetëm ujë jashtëzakonisht të ngrohtë. Ishte rreth një shkallë e gjysmë mbi ngrirjen dhe kjo duhet të nxiste një shkallë relativisht të lartë të shkrirjes. Por ajo që vumë re gjithashtu ishte se kjo shtresë uji të ëmbël, pikërisht në bazën e akullit, krijon një pjerrësi të dendur dhe pikërisht kjo pjerrësi ndalon nxehtësinë të kalojë nga oqeani në akull. Modelet tona kompjuterike, ato nuk janë në gjendje të përfaqësojnë këtë shtresë të ujit të ëmbël.

Pra, ato prodhojnë ose parashikojnë një shkallë shumë më të lartë të shkrirjes nga sa në fakt kemi vërejtur në fakt, sepse nuk përmbajnë fizikën e nevojshme për t’i përshtatur plotësisht ato”, thotë Peter Davis, oqeanograf, British Antarctic Survey.

Lajmi i keq është se kjo realisht nuk e ndryshon sasinë e akullit që shkëputet nga akullnaja dhe do të ngrejë nivelin e detit, thotë Davis, autori kryesor i një prej studimeve. Davis shton se për akullnajën Thwaites shkëputja është problem më i madh sesa shkrirja. Sa më shumë që akullnaja thyhet apo shkëputet, aq më shumë akulli noton në ujë.

Kur akulli është pjesë e akullnajës, ai nuk ngre nivelin e detit, por kur shkëputet, ai shton nivelin e përgjithshëm të ujit, njësoj sikurse ndodh kur hedhim në gotë një kub akulli, i cili e ngre menjëherë nivelin e ujit./VOA

Vetratat prej alumini, ALUMIL janë perfekte ndaj çdo lloj kushti klimaterik.
Alumil KosovoRekomanduar nga boost.al
Vetratat prej alumini, ALUMIL janë perfekte ndaj çdo lloj kushti klimaterik.
Më Shumë

Shpëtoni nga dhimbja e muskujve dhe kockave! Trajtimi i thjeshtë që funksionon!
DhimbjetRekomanduar nga boost.al
Shpëtoni nga dhimbja e muskujve dhe kockave! Trajtimi i thjeshtë që funksionon!
Më Shumë

Kur akulli është pjesë e akullnajës, ai nuk ngre nivelin e detit, por kur shkëputet, ai shton nivelin e përgjithshëm të ujit, njësoj sikurse ndodh kur hedhim në gotë një kub akulli, i cili e ngre menjëherë nivelin e ujit./VOA

https://www.zeriamerikes.com/a/6968950.html?utm_medium=affiliate&utm_campaign=VOA-player6968950&utm_source=www.tellalli.al/&utm_content=player#player-start-time=10.654428
InForCulture

Recent Posts

Origjina e shqiptarëve sipas ADN-së së lashtë dhe gjenetikës së popullatave

Origjina e popullit shqiptar ka qenë prej kohësh objekt debatesh, pasi ai shfaqet për herë…

51 minutes ago

Vlerësimet e shqiptarëve për Hasan Riza Pashën

Mbrojtja 7 mujore e qytetit të Shkodrës përfaqëson, për nga fuqia e qëndresës, një nga…

1 hour ago

Qengj i pjekur ngadalë në furrë me hudhër dhe rozmarinë: Receta që mban aromë feste

Mishi që shkrihet në gojë, patatet e arta dhe aroma e erëzave mesdhetare e bëjnë…

1 hour ago

Cilat kafshë mund të theren kurban e cilat jo

  Kafshët te cilat mund te theren për kurban janë: lopët, devetë, dhente dhe dhite…

2 days ago

ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”

  Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat…

3 days ago

“Duan gjithmonë fjalën e fundit”/ Studimi që ndez debatin mes çifteve: Ky është “defekti” që burrat nuk e durojnë dot tek gratë

  Një sondazh i realizuar nga Opinion Way ka nxjerrë në pah një nga “defektet”…

3 days ago