<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Eksperimenti kuantik konfirmon se “realiteti nuk ekziston nëse nuk je duke e shikuar” (Fotot)

Fizikantët e Universitetit Kombëtar në Australi kanë shtuar së fundmi të tjera prova për natyrën prej iluzioni të realitetit ku jetojmë.

Sipas një teorie të njohur të fizikës, sjellja e pjesëzave kuantike mund të ndryshojë në varësi të faktit nëse ka një observues ose jo, e thënë në fjalë të tjera, ndërgjegjia e observuesit ose ekperimentuesit mund të ndikojë në rezultatet e eksperimetntit.

Kjo shpjegon dhe faktin e hasur shpesh se disa eksperimente të vështira mund të realizohen nga disa shkencëtarë të caktuar, dhe në të njëjtat kushte nuk ndodhin me të tjerë.

Kjo është dhe baza e teorisë se realiteti është ‘një iluzion’ dhe ekziston vetëm sepse ne po e shikojmë apo se jemi ‘të ndërgjegjshëm’ për të.

Studiuesit australianë krijuan atë që quanin eksperimetnin e John Wheeler për “zgjedhjen e vonuar” ku duket se konfirmohet se realiteti nuk ekziston nëse nuk matet, ose të paktën në kategori atomesh.

Disa pjesëza të lëndës si fotonet ose elektronet, pranohet se sillen ose “janë” edhe pjesëza edhe valë, prandaj lind pyetja, çfarë e shtyn një foton ose elektron të sillet si pjesëz, apo si valë.

Kjo është pyetja thelbësore e eksperimentit të Wheeler: Në cilën pikë objekti ‘vendos’?

Rezultatet e publikuara në revistën shkencore Nature Physics, tregojnë se kjo përcaktohet nga mënyra sesi matet objekti, në përputhje me atë që parashikon teoria kuantike.

Edhe fizikanti italian Corrado Malanga thotë për këtë rast se “sjellja e vendosur nga fotoni varet nga ndërgjegjia e shkencëtarit që po kryen eksperimetin”.

Ndërsa Dr. Andrew Truscott e përkufizonte studimin kështu: “Kjo do të thotë se matja është gjithçka. Në nivel kuantik realiteti nuk ekziston nëse nuk je duke e parë ose duke e matur” /press release.

Versioni origjinal i John Wheeler u propozua në 1978 kur shifra drite godisnin një pasqyrë për të parë sjelljen e fotoneve, ndërsa së fundmi eksperimenti është rikijuar me më shumë sukses me atome të heliumit që shpërndahen nga rrezja lazer.

Grupi i Dr. Truscott shtynte atomet e heliumit të vinin në një gjendje lënde që shkencëtarët quajnë kondensatura Bose-Einstein . Pas kësaj ata nxirrnin atomet derisa të mbetej një i vetëm.

Duke përdorur rreze lazer ata krijonin një rrjetë kuadratesh të vogla dhe vërenin lëvizen e atomit në të, për të parë nëse atomi do të sillej si pjesëz apo si valë pe te kaluar mes saj.

Dhe në fakt atomi i bënte të dyja duke u kthyer nga gjendja e pjesëzës, në valë që kalonte në të gjitha drejtimet. Kur një rrjetë e dytë lazeri u vendos u vërejt se atomi kaloi të parën dhe duket se “nuk kishte vendosur” ende nëse do të sillej si pjesëz apo si valë.

Dr. Truscott thotë se mund të ketë dy shpjegime të ndryshme. Ose atomi “vendos” si të sillet bazuar në matjet, ose “matjet e ardhshme ndikonin në të kaluarën e fotonit”.

“Atomet nuk udhëtojnë nga pika A në B. Vetëm kur udhëtimi i tyre po matej atëherë doli në dritë dhe sjellja e tyre edhe si pjesëz, edhe si valë”.

Prandaj eksperimenti i shton validitetin teorisë kuantike se realiteti nuk ekziston pa një observues, që do të thotë se studime të tilla mund të kenë përfundime të pamenduara ndonjëherë nga mendja njerëzore.

InForCulture

Recent Posts

Zbulohet hormoni që forcon lidhjen emocionale mes nënës dhe foshnjës

    Një studim i ri ka identifikuar një hormon të trurit që luan një…

8 hours ago

Çaji me ananas dhe kanellë me të cilin humbni peshë

  Ekzistojnë shumë çajra pastrues dhe antioksidues që fuqizojnë efektet e dietës kur dëshironi të…

8 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat në periudhën e vapës?

    Një eksperte ka paralajmëruar se moti i tanishëm në Britani po favorizon një…

8 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

    Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u…

11 hours ago

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë ditën në ambiente me kondicioner?

    Ajri i kondicionuar është kthyer në pjesë të zakonshme të përditshmërisë moderne, sidomos…

11 hours ago

Vapë dhe temperatura të larta, cilat fruta ju ndihmojnë të freskoheni

    Kur temperaturat rriten gjatë muajve të verës, organizmit i duhen më shumë lëngje.…

12 hours ago