Mes aktorësh më të mëdhenj të artit shqiptar, patjetër që është edhe Bekim Fehmiu.
Aktori i shquar rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. I ati i tij, Ibrahim Fehmiu, njihej për patriotizmin e tij dhe ishte ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë.
Fehmiu, mallin dhe dashurinë e tij për Shqipërinë e ka shprehur gjithmonë, ani pse pjesën e tij më të madhe të jetës e ka kaluar në Serbi.
Ai e kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1972.
Një nga citatet më të njohura të aktorit Bekim Fehmiu, janë këto fjali që ai kishte thënë për besën dhe shqiptarët.
“Jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët, besa është vlera më e lartë etike njerëzore. Besa ishte më e fortë se çdo marrëveshje. Për shkak të besës, shqiptarët gjatë historisë kanë paguar me kokë edhe për devijimet e tyre. Besa ishte karakteristikë që i përcaktoi shqiptarët dhe i bëri të çmuar në raport me botën që i rrethonte […]”
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…