Kjo foto është shkrepur në Butrint në vitin 1976. Moli që shihet në këtë pamje kartoline të 47 viteve më parë ka një histori të harruar por shumë të veçantë.
Ai u krijua fillimisht nga ekspedita italiane që gërmoi Butrintin në mesin e viteve 1920.
Historiani Auron Tare, ish drejtor i Butrintit, tregon:
“Moli me gure te latuar ishte vendi ku zbrisnin vizitoret e rralle qe vinin me Butrint. U ndertua me kerkesen e Dr.Ugolinit dhe u perdor gjate gjithe periudhes se kerkimeve.
Nga ky Mol vinin ushqimet dhe uji nga Korfuzi, letrat, punetoret, veglat e keshtu me rradhe. Molin e permend Dr Hasan Ceka në raportet e tij per Ministrine e Arsimit te asaj kohe.
Duke pasur parasysh qe nuk kishte rruge lidhese me Saranden komunikimi i vetem ishte Kanali i Vivarit qe lidhej me detin. Ky komunikim ishte komunikimi historik i qytezës, i cili u shua me hapjen e rruges ne 1959.
Si fillim ishte nje rruge ushtarake e pa shtruar. Pastaj me nje asfalt te cilesise se ulet. Rruga ushtarake i qendroi kohës deri ne fillimet e 2000 me rishtrimin dhe me vone ne epoken Berisha 2 u hap nje autostrade ne zemren e Parkut duke i hapur rruge vershimit te turizmit masiv dhe duke kompromentuar pejsazhin historik.
Me ndryshimin e orientimit te levizjes Moli i Ugolinit humbi rendesine dhe tashme eshte mbuluar nga ujërat e Liqenit.
Duhet dhene se ne kete Molo pervec arkeologeve italiane kane zbritur nje sere personalitetesh. Ambasadori amerikan Berstain, Dr Hammond, Konti Ciano dhe enturazhi i tij, Konti Theo Ravanel Minister i Finances se Italise fashiste, Zogu; pastaj Dr. Budina i sapo kthyer nga Moska, Nikita Hrushov, Malenkovi Minister i Mbrojtjes dhe i gjithe enturazhi sovjetik, shoqeruar nga Enver Hoxha…”
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…