Këtë 27 gusht, u shënua 100-vjetori i asaj që njihet si “masakra e Janinës” në të cilën u vra pabesisht gjeneral Tellini, kryetar i Komisionit për Caktimin e Kufijve të Çamërisë, i emëruar nga Konferenca e Ambasadorëve të Këshillit Suprem Aleat.
Atentati i rëndë u krye në 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit të sotëm.
Gjenerali iishte ngarkuar për delimitimin e vijës së kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Vrasësit, që kishin bllokuar rrugën me anën e një peme, duke përdorur armë të prodhimit gjerman, ekzekutuan të gjithë sa ndodheshin në makinë, shoferin, një mjek, adjutantin e Gjeneralit, përfshirë edhe përkthyesin shqiptar.
Ekzekutimi i gjeneral Enriko Telinit dhe i gjithë stafit të tij futi në lojë një personazh të paparashikueshëm – Kryeministrin italian Benito Musolini.
Edhe pse të gjithë ata që humbën jetën i përkisnin një komisioni teknik të dërguar nga Lidhja e Kombeve, Musolini e pa ngjarjen si një çështje ekskluzivisht italiane.
A u vuri grekëve disa kushte ultimative që duhet të përmbusheshin brenda 24 orëve.
1-Paraqitje e ndjesës formale nga ana e qeverisë greke për atë italiane.
2-Zhvillimi i një ceremonie solemne funebre për viktimat e masakrës, e mbajtur në Athinë në prani të gjithë anëtarëve të qeverisë greke.
3-Nderime përpara flamurit italian gjatë së njëjtës ditë të ceremonisë funebre.
4-Hapja e një hetimi, ku duhet të bëjë pjesë edhe një përfaqësues italian, koloneli Perrone.
5-Dënim kapital për të gjithë autorët e krimit.
6-Kompensim në vlerën 50 milionë lira.
7-Nderim ushtarak për të gjithë të rënët në momentin e imbarkimit të tyre për në Itali.
Qeveria greke nuk pranoi të përmbushte të gjithë kushtet.
Pas kësaj Musolini urdhëroi, flotën detare dhe atë ajrore të përgatiteshin për luftë.
Më 31 gusht 1923, vetëm katër ditë pas masakrës, ushtria italiane, pas një bombardimi të shkurtër, por të përgjakshëm, pushtoi ishullin e Korfuzit.
Kjo ishte ajo që u pa e mësua nga opinioni botëror.
Por cilat ishin shkaqet e vërteta të vrasjes së Gjeneral Enriko Telinit?
Edhe pse grekët u munduan t’u hidhnin fajin “bandave shqiptare”, e vërteta ishte krejt tjetër.
Vrasja ishte porositur nga grekët, ndërsa arsyeja përse Gjeneral Telini duhet të vritej ishte edhe më e qartë.
Gjatë gjithë drejtimit të punës prej tij në terren, ai kishte mbrojtur me forcë interesat e shqiptarëve. Nëse nuk do vritej kufijtë Shqipëri-Greqi sot do ishin ndryshe.
Kjo është një ngjarje të pazakontë dhe njëkohësisht e rëndësishme e historinë e Shqipërisë, por Telini nuk ka marrë vëmendjen që meriton.
Gjenerali ka patur një monument në Tiranë, i cili sot nuk ekziston. Në të shkruhej: “Në kujtim mirnjoftësie – KOMBI SHQIPTAR”. Nën këtë shtatore parakaloi edhe Enver Hoxha kur hyri në Tiranë, por shtatorja më pas u hoq.
Marrë n
Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në…
Portali “Telegrafi” ka risjellë shkrimin e akademikut Fehmi Agani (1932-1999), të botuar në maj…
Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në…
Me një drapër në qafë dhe një dry në gishtin e madh të këmbës…
Nëse keni menduar ndonjëherë nëse Albert Einstein, Marie Curie, Max Planck, Hendrik Lorentz, Erwin…
Në maj të këtij viti gjeta në Boston një kopje të Dokumentit të Pavarësisë,…