Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Studimet e reja deshifrojnë palimpsestet dhe dekonspirojnë mitet e rrejshme mbi krijimin e alfabeteve nga ‘shenjëtorët’ “armenë” dhe “sllavë”

Abdulla Mehmeti

Shpalime

STUDIMET E REJA I DESHIFROJNË PALIMPSESTET DHE DEKONSPIROJNË MITET E RREJSHME MBI KRIJIMIN E ALFABETEVE NGA SHENJTORËT “ARMENË” DHE “SLLAVË”

Shembuj të gjuhëve të fshehura dhe të humbura prej kohësh në palimpsestet e lashtë disa shekuj.

Teknikat e reja të imazhit po zbulojnë tekste që janë fshirë qindra vjet më parë.

Shenjtorët ilirë, Shën Niketë Dardani, Shën Hieronimi dhe të tjerë, kanë shkruar me alfabetet e lashtë të gjuhës shipe (disa të krijuar prej tyre), kanë përkthyer tekste fetare dhe Biblën në gjuhë të tjera, si dhe kanë predikuar në gjuhën amtare të tyre, shqipen e lashtë, padiskutueshëm shumë përpara këtyre shenjtorëve “armenë” dhe “sllavë”, siç i pretendojnë gabueshëm kishat e sotme dhe disa studiues, në shërbim të propagandës politike.

Nga Sarah Laskow, studiuese amerikane

Manastiri i Shën Katerinës ndodhet rrëzë malit Sinai, i cili ka në famë biblike mbi 1500 vjet. Një nga atraksionet e tij është biblioteka e madhe, e cila mban mijëra libra të hershëm dhe mijëra dorëshkrime.

Midis atyre dorëshkrimeve të shkruara me dorë janë mbi 130 (të zbuluara deri më sot) që mbajnë sekrete shtesë: Ato janë PALIMPSESTE, dokumente në të cilat teksti origjinal është fshirë dhe shkruar mbi të (në një gjuhë tjetër dhe me alfabet tjetër), por pergamena* konsiderohet më e vlefshme se teksti. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, studiuesit kanë qenë në gjendje të zbulojnë “nëntekstin” e atyre dorëshkrimeve – fjalët e humbura prej kohësh që u fshinë qindra vjet më parë, siç raporton “The Times”.

Zbulimet e tyre përfshinin dy tekste të rralla të SHQIPES KAUKAZIANE (Parthine), një gjuhë e lashtë e njohur kryesisht nga copëza mbishkrimesh guri, dhe shembuj të aramaishtes së krishterë palestineze* (Pala), një gjuhë hibride (koine, e sajuar, artificiale) siraiko-greke që ka vdekur para 800 vjetësh.

Shkrimi origjinal në palimpsestet u fshi diku midis shekullit të 4-të dhe 12-të, sipas Bibliotekës Elektronike të Dorëshkrimeve të Hershme, e cila ka punuar për të rizbuluar ato fjalë të humbura (të mbuluara me tekste të reja, të hijezuara, sepse ato vështirë mund të fshihen përgjithmonë).

Për të zbuluar tekstin deri tani të padukshëm, projekti fotografon çdo faqe me një sërë strategjish të ndryshme ndriçimi, duke kapur imazhe me dritë të dukshme, infra të kuqe dhe ultravjollcë. Siç raporton “The Atlantic”, projekti ka prodhuar tashmë imazhe me vlerë 30 terabajt nga 74 palimpseste.

Shpeshherë, teksti që është mbishkruar është në një gjuhë që ekziston ende; studiuesit kanë gjetur tekste arabe, latine dhe greke. (Greqishtja mbi greqishten* është një dukuri e zakonshme.) Disa nga tekstet janë të vlefshme për përmbajtjen e tyre: Një tekst në greqisht doli të ishte një recetë që i atribuohej Hipokratit, për shembull.

Por zbulimet më unike janë tekstet e gjuhëve të humbura. Shqipja Kaukaziane u zhduk* nga zona që sot është Azerbajxhani (Armenia, Gjeorgjia etj.), para fundit të mijëvjeçarit të parë të erës sonë dhe sot njihet vetëm nga disa tekste (ky konstatim i autores së shkrimit nuk është i saktë, sepse një degë e Gjuhës së lashtë shqipe e njohur si Shqipja e Kaukasit (Gjuha Udi; në shqip: UNË DIJ, gjuha që unë dij, që unë flas) flitet edhe sot, nga së paku disa mijëra folës të saj, në Azerbajxhan, Gjeorgji, Armeni, Ukrainë etj. Shënimi im. A.M.) . Zbulimi i teksteve të fshira në këtë gjuhë “ka sjellë një rritje prej 25 për qind të lexueshmërisë” së shqipes kaukaziane, thotë gjuhëtari Jost Gippert për “The Atlantic”, duke shtuar fjalët bazë si “rrjeta” dhe “peshk” në fjalorin e njohur të gjuhës.

Ndonjëherë, përmes zbulimeve të këtilla, do të thotë të pengosh një objekt të ri magjepsës, por ndonjëherë do të thotë të shikosh nga më afër dhe me sy ndryshe (të hapur) thesaret tashmë të njohura.

*PERGAMENË f.

1. Lëkurë kafshësh (dhie, keci, qengji etj.) që përpunohej posaçërisht dhe përdorej për të shkruar në të (para se të shpikej letra); lëkurë e tillë me shkrimet mbi të; dokument a libër i shkruar në këtë lëkurë. Pergamenë e vjetër (e vyer). U gjet një pergamenë. Shkruanin në pergamenë. Lexoi pergamenën.

2. Lëkurë e tillë, e përpunuar që përdoret për të lidhur libra.

3. përd. mb. Që është e trashë dhe e marrët si pergamenë dhe që nuk përshkohet nga uji etj. (për një lloj letre). Mbështjellë me letër pergamenë.

(2 shtator 2023) /Trungu & InforCulture

InForCulture

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

5 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

6 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

7 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

8 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

8 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago