<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Ujëbardhë (Albulenë): 2 shtator 1457

Agim Morina

UJËBARDHË (ALBULENË): 2 SHTATOR 1457

“Të rejat nga Arbëria, gjithsesi, vijonin të mos ishin qetësuese. Po në të dalë të gushtit agjenti De Varese nga Venediku njoftonte dukën e Milanit për gjendjen shumë të rëndë të Skënderbeut në Arbëri: “Duke kërkuar lajme, i thëni Nikollë më tha se turqit kanë përshkuar dhe shkatërruar gjithë vendin e Skënderbeut dhe se ai është tërhequr në disa male të thepisura…” . E njëjta gjendje nxirret edhe prej një letre që kardinali i Pavies Da Castiglione i shkruante dukës së Milanit në shtator: “Turqit kanë pushtuar thuajse gjithë fushën e Arbërisë. Skënderbeu është tërhequr në disa vende të forta dhe malore…” . Plani i turqve, me sa kuptonin informuesit, ishte rrethimi i Krujës dhe, mbas marrjes së saj, zbritja për pushtimin e Moresë . Përshkruhet kjo situatë edhe në Kronikën e një Pedrino de Pintore, simbas informatave që ka marrë prej një prifti “të ikur” nga Arbëria, ku numërohen më shumë se 60.000 shpirt të marrë robër dhe rreth 25.000 të masakruar.

Por pikërisht në këtë kohë e sipër Gjergj Kastrioti duket se korrte në Ujët-e-Bardhë (Albulae Acquae), pranë malit të Tumenishtit, fitoren kundër ushtrisë turke të komanduar nga Isa-bej Evrenozi dhe Hamza i përmendur, ushtri që prej Shkupit i qe drejtuar Krujës . Nga kronikanët osmanë e përmend këtë fushatë, sado shkarazi, Oruxhi: “Isa-beu sulmoi vendin e arbërve. Kjo ndodhi në vitin 861 ” . Nga ana bizantine, ekspeditën e “Isa-beut, birit të Evrenozit” kundër “Skënderit, birit të Jovanit” në verën e vitit 1457 e përshkruan edhe Halkokondili, por në mënyrën e tij të mbështjelluar . Fallmerayeri e vendos këtë fitore në korrik, ndërsa autorë si Hopf, Pisko, Von Pastor etj. kanë dhënë për të datën 2 shtator, por… këta të mbështetur te Barleti.

Operacionin strategjik të Skënderbeut me lërheqjen para ushtrisë së armikut dhe mandej me sulmin kundër saj nga një pozicion i favorshëm për të, në kohë e sipër që turqit rrënonin vendin me hekur dhe zjarr, e përsërisin pakashumë edhe historianët e mësipërm, si Hopf, Hammer, Zinkeisen, Fallmerayer, Pisko etj. Burimi? Me gjasë gjithnjë nga Barleti. Tregohej që turqit e vrarë të ishin rreth 15.000, madje ndonjë burim tregimtar i shton në 30.000; se qenë zënë 15.000 robër, qenë kapur 24 bishta kuajsh dhe gjithë pajisjet e kampit turk së toku me sendet e çmuara qenë bërë pre e fitimtarëve . Ndër robërit numërohej edhe vetë Hamza, të cilit Gjergj Kastrioti ia falte jetën, por e dërgonte si rob te Mbreti i Napolit.”

(Aurel PLASARI, “Skënderbeu – një histori politike”, Instituti i Studimeve Shqiptare “Gjergj Fishta” Tiranë, 2010, fq. 534-535 )

InForCulture

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

1 day ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

2 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

2 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

2 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

2 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

5 days ago